E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr në pallat, KESH i pret dritat lagjes

Flakët e zjarrit përfshijnë një godinë 4-katëshe në Tiranë. Vetëm dëme materiale
TIRANË- Flakët e zjarrit përfshijnë një ndërtesë 4-katëshe në Tiranë, duke lënë pa energji elektrike gjithë zonën.Ngjarja ndodhi mbrëmë në zonën e quajtur "Dervish Hatixheja", kur flakët e zjarrit përfshinë një ndërtesë katër -katëshe duke rrezikuar dhe banesat përreth. Banorët e zonës, sapo konstatuan flakët lajmëruan zjarrfikëset. Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë makinat e zjarrfikëses dhe policia. Mësohet se zjarrfikësit u angazhuan për të neutralizuar flakët e zjarrit, me qëllim shmangien e tyre drejt banesave përreth. Ndërkohë, KESH ndërpreu energjinë elektrike për të mos favorizuar zjarrin të përhapej por materialet e vjetra të ndërtimit kanë stimuluar flakët. Policia evakuoi banorët e zonës për të shmangur ndonjë tragjedi, ndërsa nisi hetimet për të zbardhur rrethanat e rënies së flakëve të zjarrit. Mësohet se nuk ka pasur njerëz të lënduar, por zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Mësohet se flakët e zjarrit kanë përfshirë fillimishttavanin e ndërtesës, e cila ishte prej druri, duke rrezikuar të gjithë ndërtesën e madje edhe banesat përreth. Zjarrfikësit kanë mundur të shuajnë flakët e zjarrit por këto të fundit e kanë bërë "punën e tyre", duke nxjerrë jashtë përdorimit banesën 4-katëshe. Policia deri në mbrëmje vonë nuk mundi të zbulonte paraprakisht shkakun e rënies së zjarrit, ndërsa bëri të ditur se po vazhdojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›