E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori Bosch: Bashkëpunimi politik vetëm në Kuvend

“Kuvendi është vendi i duhur për bashkëpunim politik. Qeveria e opozita duhet të bashkëpunojnë për rekomandimet për zgjedhjet” ka deklaruar ambasadori Bosch për gazetarët pas takimit me ministrin e Jashtëm Ilir Meta. 

TIRANE- Ambasadori i OSBE-së Robert Bosch reagon ndaj bojkotit të parlamentit nga ana e opozitës.

Bosch zhvilloi një takim me ministrin e Jashtëm, njëkohësisht zv. Kryeministër Ilir Meta në ambientet e kësaj ministrie.

“Kuvendi është vendi i duhur për bashkëpunim politik. Qeveria e opozita duhet të bashkëpunojnë për rekomandimet për zgjedhjet” ka deklaruar ambasadori Bosch për gazetarët.

Vetë Ministri i Jashtëm në deklarimin e tij tha se vlerësonte kontrbutin e OSBE-së në zgjedhje dhe se jepte garanci për bashkëpunimin me OSBE-në.

Partia Socialiste bojkoton parlamentin që prej hapjes së tij me kushte transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›