Zjarr në varerzat e Gjirokastrës
Një zjarr ka përfshirë rreth orës 11 varrezat në qytetin e Gjirokastrës. Flakët kanë dëmtuar me dhjetra varre dhe pemë dekorative. Temperaturat e larta dhe era, kanë ndihmuar në përparimin e zjarrit. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarfikset, të cilat kanë shuar flakët. Kjo nuk është hera e parë që varrezat në Gjirokastër digjen. Sipas policisë, shkak mbetet pakujdesia e njerëzve që vizitojnë këto ambjente.