Metereologët, pritet stuhi ditët e para të gushtit
Një stuhi shiu si ajo e disa javëve me parë në kryetqytet pritet të godasë sërish vendin në fillim të muajit gusht. Metereologët shprehen se ky episod ekstrem do të jetë i përkohëshm pasi gushti do të jetë një muaj i thatë për sa u përket rreshjeve. Përsa u përket temperaturave ato do të jenë brenda normales stinore për muajin gusht. Përjashtim do të bëjë vetëm zona veriore ku pritet që temeperaturat të jenë më të larta se çdo vit. Pavarësisht episodeve ekstreme të parashikuara në fillim të gushtit, muaji i fundit i verës do të jetë i favorshëm për plazh.