E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapshticë, fluks emigrantësh pa vonesa

Në Doganen e Kapshticës edhe pse ka patur një fluks shumë të madh të emigrantëve atyre nuk i është dashur të presin më shumë se një orë. Nga ana e palës greke është punuar me 6 sportele si rrallë madje dhe me dyfishim të personelit. Për të përballuar fluksin e emigrantëve dhe për të shmangur rradhët, nga ana e palës shqiptare po punohet me kapacitetin maksimal, duke vënë në dispozicion 8 sportele në dalje dhe 2 të tillë në hyrje. Në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë hyrë afro 5 mijë emigrantë dhe 1200 automjete.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›