E Diel, 1 Nëntor 2026

BE: 85 milionë euro për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë

Bashkimi Europian do të akordojë 85 milionë euro për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë, në kuadër të një pakete ndihmash ekonomike. Synimi është përballimi i krizës ekonomike nga vendet që janë përfshirë, siç janë Serbia, Bosnie Hercegovina dhe zvogëlimi i efekteve në ato vende që kriza globale financiare ende nuk ka trokitur, siç është Shqipëria. Sipas komisionerit për zgjerim në BE, Olli Rehn injektimi i këtyre fondeve, pjesa më e madhe e të cilave i takon Serbisë, kanë si synim uljen e defiçitit buxhetor dhe rimëkëmbjen e ekonomisë e cila duhet të shoqërohet me një plan veprim efektiv makroekonomik. Ai theksoi se investimet europiane në rajon përvecse shënojnë rritje të ndjeshme nga viti në vit, kanë luajtur edhe rol të rëndësishëm në rritjen ekonomike dhe punësimin, cka sipas tij i sjell të gjitha vendet e rajonit të ballkanit më afër bllokut 27-anëtarësh, duke qenë se për Komisionin Europian, stabiliteti financiar i rajonit, përbën rëndësi të madhe. Ndërkaq, për serbinë, e cila është prekur tashmë nga kriza ekonomike do të jepen 100 milionë euro. Këto fonde janë pjesë e totalit prej 600 milionë euro që BE do të ndajë mes rajonit tonë, turqisë dhe institucioneve të tjera financiare ndërkombëtare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›