E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyllet poligoni. Brenda 2013 asgjesim i plote i municioneve

Nga poligoni i municioneve ne Sukth te Durresit zëvendës ministri i mbrojtjes Ekrem Spahia tha se procesi i asgjesimit te municioneve te teperta do te jete ne funksion te komunitetit ndersa nuk paraqet asnje rrezik per ta.

“Duke u nisur se qeveria shqiptare ka patur prioritet kryesor turizmin, duke u nisur se stoku i municioneve të tepërta po bie, duke u nisur edhe nga kërkesa e banorëve të kësaj komune për të shfrytëzuar plazhin e Jub Sukthit, ne vijmë për të inspektuar pastrimin e këtij poligoni”- tha Spahia.

Komandanti i mbeshtetjes logjistike general Xhemal Gjunkshi tha se asgjesimi i ketyre municioneve do te perfundoje ne 2013 që eshte dhe afati i fundit i vendosur nga qeveria shqiptare per asgjesimin e municioneve te teperta.

“Është një detyrë e rëndësishme për forcat e armatosura dhe kjo detyrë duhet të përfundojë brenda vitit 2013”- tha Gjunkshi.

Poligoni i Jub Sukthit eshte rreth 15 km larg qytetit te Durresit ndersa eshte ne administrim te forcave te armatosura sin je nder poligonet Kombetare per stervitje dhe qitje luftarake.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›