Zjarret, flakët e tymi mbulojnë jugun
Mesi i gushtit e gjen jugun e vendit nën pushtetin e flakëve. Hektarë të tërë me të mbjella janë shkrumbuar nga zjarret, ndërsa u rrezikuan banesa e varreza, ndërsa tymi krijoi probleme në orët e pasdites së djeshme dhe për makinat që lëviznin në aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë.
GJIROKASTER/DELVINE
Shumë vatra u regjistruan dhe në Delvinë, Vlorë e Fier, një pjesë e të cilave janë ende të pashuara për shkak të terrenit të vështirë dhe përhapjes në sipërfaqe të mëdha, duke u favorizuar dhe nga temperaturat e larta. Në Gjirokastër mësohet se flakët u regjistruan në fshatrat Goricë e Goranxi të komunës Dropull i Poshtëm, rreth 7 km larg qytetit. Banorët e Goricës kanë parë fillimisht tym në pjesën e prapme të kishës së fshatit dhe menjëherë u turrën për të shuar flakët, që minutë pas minute përparuan drejt kufirit me Goranxinë. Zjarri u bë agresiv në orët e pasdites, ku rrezikoi dhe djegien e një godine të linjës së prodhimit të kartpecetave. Pas rreth 3 orësh flakët janë mundur të lokalizohen. Sipas burimeve zyrtare policore, si rrjedhojë e flakëve të cilat u përhapën edhe në pjesën fushore të zonës përbri aksit nacional Gjirokastër-Kakavijë, ka pasur edhe vështirësi të qarkullimit të automjeteve gjatë një harku kohor prej 20 minutash. Dyshohet se zjarri është vënë nga një bari i zonës, në mënyrë të qëllimshme. Ndërsa flakët u shuan në Gjirokastër, në lagjet e Delvinës prej 2 ditësh vazhdojnë zjarret. Vatra e parë është evidentuar në orën 07:00 të së enjtes, në vendin e quajtur “Vllak” e “Nishan”, por paraditen e së premtes u shtri deri në lagjen “Llak”. Në vendngjarje, zjarrfikësve iu bashkuan dhe banorë të zonës, policia pyjore e ajo bashkiake, ndërmarrja e ujësjellës-kanalizimeve, administrata e Bashkisë Delvinë si dhe vetë kryebashkiaku Dhurim Alinani. Shefi i repartit zjarrfikës në Delvinë, Panajot Kuçuqi, u shpreh për gazetën se në orën 10:00 nga Tirana mbërriti një avion i tipit “Canader”, me ekuipazh italian, i cili është mbushur në gjirin e Sarandës dhe ka bërë rreth 20 hedhje. Një zjarrfikëse u vendos në afërsi të pusit të naftës nr.12, i cili ishte shumë pranë vatrës së zjarrit. Forcat zjarrfikëse të Delvinës depërtuan tek vatrat e zjarrit, pranë të cilave ndodheshin dhe depot e ish-divizionit ushtarak. Gjatë operacionit ata zbuluan 50 predha, të cilat i larguan me shpejtësi. Dy vatra të tjera u konstatuan në Delvinë, njëra prej të cilave pranë fshatit Mesopotam, ndërsa tjetra në kodrat e fshatit Kalasë, e cila vazhdon prej 3 ditësh. Në fshatin Merkat të Vlorës u shfaq një tjetër vatër zjarri, fillimisht në disa shkurre e më pas në toka të mbjella me drurë frutorë.
Fier, rrezikohen varrezat
Në Fier, flakët e zjarrit të rënë në zonën e Mbyetit kanë rrezikuar varrezat e qytetit. Për flakët u vunë në alarm fillimisht familjarë të të vdekurve, të cilët lajmëruan zjarrfikësit. Mjetet e tyre kanë pasur vështirësi për shkak të rrugës së ngushtë për të depërtuar në brendësi të varrezave. Shpeshherë ato janë vënë në rrezik nga zjarret, falë edhe pozicionit të tyre pranë rrugës nacionale Fier-Berat.