Zjarret, kontroll aktiviteteve dhe bizneseve të “rrezikshme”
14/07/2009 Prefekti mbledh kryekomunarët për masat
ELBASAN- Prefekti Shefqet Deliallisi i ka kërkuar institucioneve përgjegjëse të ndërmarrin një kontroll të imtësishëm në ato biznese, ndërmarrje shtetërore ose private që janë më të ekspozuar ndaj zjarrit. Ai ka kërkuar marrjen e masave për parandalimin e zjarrit nga vetë bizneset, ndërsa nga institucionet masa të rrepta për mosrespektim të rregullave. Gjatë një takimi me kryekomunarë, specialistë zjarrfikës, të policisë dhe të shërbimit pyjor, Deliallisi kërkoi gatishmëri për zjarret në pyje që mund të shfaqen problematike këto ditë dhe gjatë muajit gusht. Në takimin me kryekomunarët, specialistë të pyjeve, zjarrfikësve dhe drejtues të policisë, prefekti ka kërkuar njoftim sa më të shpejt në rast zjarri, gatishmëri të shërbimeve zjarrfikëse, vënie në funksion dhe shtim të hidrantëve si dhe një bashkëpunim më të ngushtë mes të gjitha strukturave për parandalimin në kohë të zjarreve. Problemi që u ngrit nga kryekomunarët ishin problemet me mungesën e karburantit për mjetet zjarrfikëse, problem ky i vitit të kaluar si dhe pjesët e këmbimit, pasi nga eksperienca e mëparshme janë regjistruar defekte që kanë penguar efektivitetin e zjarrfikësve. Shqetësimit të ngritur nga kryekomunari i Gramshit iu përgjigj drejtuesi i zjarrfikësve Aleks Hodo, i cili tha se këtë vit nuk do të jetë më problem karburanti, ndërsa për riparimin e mjeteve ai tha se raste mund të ketë, por në mjetet e gatishmërisë kjo gjë është zgjidhur. Në takim ka marrë fjalën edhe drejtori i Shërbimit Pyjor, Haxhi Murati. Ai tha se me rritjen e temperaturave do të ketë më tepër rrezik për zjarre. Murati theksoi se inspektorët e Shërbimit Pyjor janë në monitorim të zonave ku ka pasur me tepër probleme. Për sa i përket komunikimit ai ngriti shqetësimin se radiot e komunikimit të Drejtorisë së Pyjeve janë jashtë funksionit, pasi bateritë e tyre janë të veçanta dhe zgjasin vetëm një vit duke konfirmuar faktin se këtë vit nuk janë ndërruar. Kështu diskutimi ka vazhduar për komunat më problematike. Nga ana e prefektit është kërkuar kujdes për zonat pyjore të Librazhdit, të Gramshit dhe të Elbasanit, por edhe të ullishtave, të cilat kanë rënë pre disa herë e zjarreve një vit më parë.