KQZ në unanimitet pro mandatit të 9 të PS-së në Fier
14/07/2009 Nuk merret parasysh ankesa e PD-së. Vendimi do të ankimohet në Kolegjin Zgjedhor
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatin e zgjedhjeve të 28 qershorit në Qarkun e Fierit, ku Partia Socialiste fitoi 9 mandate, Partia Socialiste 6 mandate dhe një mandat Lëvizja Socialiste për Integrim. Ndërkohë çështja pritet të ankimohet në Kolegjin Zgjedhor nga Partia Demokratike pas kontestimit nga ky subjekt zgjedhor i dy qendrave të votimit të KZAZ-së nr. 20. Sipas tabelës përfundimtare të këtij qarku për të shtatë KZAZ-të, diferenca mes dy partive kryesore ishte pak më shumë se 100 vota.
Ankimimi
Në unanimitet anëtarët e KQZ-së miratuan rezultatin e Fierit, ku tabelës së miratuar nga KZAZ-të e këtij qarku iu shtuan edhe rezultatet e 8 qendrave të kutive të votimit të kontestuara dhe numëruara në KQZ, si dhe rezultatet e dy kutive që ishin numëruar, por nuk ishin përfshirë në rezultat. Pikërisht për këto kuti para marrjes së vendimit Partia Demokratike përmes përfaqësuesve të saj në KQZ kërkoi pavlefshmëri në dy qendrat e KZAZ-së nr. 20, e konkretisht qendra e votimit 31-85 dhe qendra e votimit 31-88. Këto dy kuti nga komisionerët e djathtë, që kishin edhe shumicën, ishin vlerësuar të parregullta. “Ndërkohë që KZAZ-ja i kishte vlerësuar të pavlefshme këto kuti, pakica vlerësonte vota. Për mendimin e tim këto vota janë të pavlefshme, prandaj kërkoj që votat në këto dy kuti të rivlerësohen”, - tha përfaqësuesi Njazi Kosovrasti. Ndërsa përfaqësuesi tjetër i PD-së, Oerd Bylykbashi, kërkoi shpalljen të pavlefshme edhe të tri qendrave të votimit në komunën Portëz, ku zgjedhjet në 28 qershor nuk u zhvilluan fare. Përballë këtij pretendimi përfaqësuesit e opozitës, mes të cilëve edhe ai i LI-së, vlerësuar se KQZ-ja e kishte marrë tashmë një vendim për këto dy qendra dhe mbetet vetëm llogaritja e tabelës përfundimtare. “Kërkesa e PD-së është në kundërshtim me ligjin dhe jashtë afateve ligjore. Ne jemi në fazën e tretë të shqyrtimit administrativ: atë të paraqitjes së pretendimeve të fundit”, - tha përfaqësuesi i PS-së Eno Bushi.
Vendimi
Ndryshe nga përfaqësuesit e partive politike, anëtarët e KQZ-së kanë ndarë të njëjtin mendim mes tyre për të kaluar në vendimmarrjen e rezultatit për këtë qark. Në këtë mënyrë, ata nuk kanë pranuar të hyjnë në diskutime për kërkesën e PD-së, ndërkohë që kryetari i KQZ-së i është kundërpërgjigjur të gjitha akuzave që janë hedhur nga selia rozë në adresë të tij. “Ne zhvilluam një seancë të gjatë, ku u munduam të preknim të gjithë problematikën për këtë çështje. Dhe pse pati tensione për procedimin, ne vijuam hetimin administrativ. Dua t’u kujtojë të gjithë sharlatanëve që shajnë KQZ-në, që nuk lënë tribunë pa shfrytëzuar për ta bërë këtë, se KQZ-ja do të vijojë rrugën konform ligjit”, - tha Ristani.
Takimi
Ristani-Glover takohen pak orë para vendimit për Fierin
Pas ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka pritur mëngjesin e djeshëm në zyrën e tij edhe shefen e Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE–ODIHR-it, Odri Glover. Ndonëse nga asnjë palë nuk pati një prononcim për mediet, mësohet se zhvillimet e ditëve të fundit në këtë institucion lidhur me kërkesat ankimore dhe shpalljen e rezultatit për 12 qarqet e Republikës së Shqipërisë ka qenë në qendër të vëmendjes së takimit mes palëve gjatë 30 minutave. Takimi, që u zhvillua në mjediset e KQZ-së, ka ardhur një ditë pas procesit të numërimit të kutive të votimit në tetë qendra të Fierit dhe pak orë para vendimmarrjes së KQZ-së për rezultatin përfundimtar të këtij qarku. Ky mision do të dalë me një raport përfundimtar për të gjithë ecurinë e procesit zgjedhor në vendin tonë, pothuajse tetë javë pas mbylljes së procesit, ku do të përfshihen edhe rekomandime për përmirësime të mundshme. Vlerësimi përfundimtar i zgjedhjeve do të varet në mënyrë të ndjeshme nga ecuria e fazave të fundit të procesit zgjedhor, në mënyrë të veçantë nga numërimi i votave, mbledhja e rezultateve dhe ankesave të mundshme pas ditës së zgjedhjeve. Asambleja e OSBE-së do të paraqesë raportin e saj në seancën e verës në Vilnius më 1 korrik 2009. Ndërsa përfaqësuesit e delegacionit të Asamblesë Parlamentare të KE-së do të japin raportin e tyre në seancën parlamentare të Asamblesë në shtator/tetor 2009. Të nesërmen e ditës së votimit ky mision prezantoi raportin paraprak, sipas të cilit Shqipëria ka bërë progres që nga zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2005, por shkeljet vazhdojnë ende. Ndërkohë që vetëm dy ditë më parë MNVZ-ja publikoi raportin e ndërmjetëm për situatën paszgjedhore në Shqipëri, ku nuk mungonin kritikat për KQZ-në.