E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarret,përmirësohet situata në Bozdovec, nis ndërhyrja nga ajri

Paraqitet më e përmirësuar situata nga zjarri në parkun kombëtar të Bozdovecit në Korçë.
 

Sipas informacioneve ka mbetur edhe një vatër zjarri në këtë zonë ndërsa mëngjesin e sotëm ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri i helikopterit turk.
 

Parku Kombëtar i Bozdovecit prej 8 ditësh ndodhet në flakë ndërsa në ndihmë për shuarjen e flakëve kanë shkuar edhe efektivë të FA-ve, forca nga Shërbimi Pyjor dhe ai zjarrëfikës.
 

Tereni i vështirë dhe era e fortë kanë favorizuar zjarrin dhe kanë vështirësuar shumë punën për izolimin e tij.
 

Sipas zëdhënësit të ministrisë së brendshme Leonard Olli masat e marra paraprakisht kanë bërë të mundur shmangien e situatave dramatike, ndërsa ka shtuar se është mundësuar edhe kapja e 67 autorëve të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›