E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarrfikësit e Drenasit në grevë

Nga Express më 09 shkurt 2011 në ora 21:06

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka njoftuar se zjarrfikësit e Drenasit do të futen në grevë të enjten për shkak të mosmarrëveshjeve me Komunën e Drenasit.

Në njoftimin e BSPK-së thuhet se edhe përkundër përpjekjeve të pareshtura për të gjetur një zgjidhje të pranueshme, Shoqata e zjarrfikësve të Drenasit për shërbimin e zjarrfikësve dhe autoriteteve komunale të Drenasit, pas dështimit të arritjes së marrëveshjes së duhur, kanë vendosur që greva të mbahet më 10 shkurt të këtij viti.

Greva do të fillojë nga ora 10 deri në 12 dhe mbahet në stacionon e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Drenas.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›