E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarri djeg 2 ha nga pylli i Dushkut, Librazhd

Nje zjarr i rene nga pakujdesia ka perfshire bimesine ne pyllin e Dushkut duke rrezikuar shtepite e fshatit Funarez ne Librazhd. Si pasoje u dogjen 2 ha peme ndersa banoret te tmeruar u munduan te shuajne flaket me mjete rrethanore 

LIBRAZHD-Zjarri i parë në këtë pranverë është shënuar dje në mesditë në rrethin e Librazhdit ku si shkak i pakujdesisë së njërit prej banorëve janë shkrumbuar 2 ha nga pylli i Dushkut mbi lagjen e banuar në fshatin Funarëz. Ngjarja e ndodhur në vendin e quajtur “Shtëpitë e Sherës” nuk ka shënuar të lënduar apo banesa të dëmtuara në këtë fshat të komunës Orenj të Librazhdit, por ka shkaktuar panik tek banorët të cilët kanë filluar të shuajnë zjarrin me mjete rrethanore deri në mbërritjen e zjarrëfikseve që kanë normalizuar më pas situatën.
Pakujdesia u bë shkak që gjatë stinës së nxehtë të verës së kaluar të digjeshin me mijra hektarë pyje e shkurre pothuajse në të gjitha rrethet e Shqipërisë.

(d.b/News24//BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›