Berisha u premton romëve: Karta falas. Aplikoni te votoni
Në ditën e tyre botërore, kreu i qeverisë shqiptare u premton komunitetit rom aplikim falas për letërnjoftimet.
"Duhet të aplikoni për kartat, në mënyrë që të votoni lirisht”-ka thënë kryeministri Berisha romeve
TIRANE-Kryeministri shqiptar Sali Berisha bën një tjetër tërheqje lidhur me kartat e identitetit. Në ditën botërore të romëve, kreu i qeverisë shqiptare u premton këtij komuniteti aplikim falas për letërnjoftimet.
Premtimi i kryeministrit Berisha, njëkohësisht kryetar i partisë në pushtet u bë në një aktivitet që u organizua sot paradite me rastin e kësaj dite. Kreu i qeverisë u ka kërkuar bashkëpunimin e tyre për t’u regjistruar si dhe për të aplikuar për letërnjoftimet, dhe ka nënvizuar se qeveria do të mbështesë këtë shtresë mjaft të varfër. Vendimi pritet të formalizohet në një vendim zyrtar të qeverisë
"Duhet të aplikoni për kartat, në mënyrë që të votoni lirisht”-tha kryeministri Berisha dhe nënvizoi se qeveria që ai drejton do të bëjë regjistrimin dhe shkollimin e tyre.
Pak ditë më parë qeveria shpalli dy kategori qytetarësh që do ta marrin falas kartën e identitetit dhe kategori të tjera, për të cilat do të ketë sërish ulje çmimesh. Nëpërmjet ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani u bë e ditur se 300 lekë do të jetë çmimi i letërnjoftimit për pensionistët me pension minimal në qytet e në fshat; për studentët, përfituesit e asistencës dhe ata që mbushin 18 vjeç deri më 28 qershor, çmimi i kartës do të jetë 200 lekë dhe për tetraplegjikët dhe të verbrit ato do të jenë falas.
Sipas ministrit Nishani, këto masa të qeverisë merren "për të ndihmuar më tej procesin e pajisjes me letërnjoftimet elektronike të qytetarëve që nuk disponojnë pasaportën për udhëtim jashtë vendit".
Pajisja e qytetarëve me dokumente të besueshme identifikimi është konsideruar nga komuniteti ndërkombëtar, si nga kriteret kryesore që duhet të plotësojë qeveria për të realizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Janë 700 mijë qytetarë që nuk kanë pasaporta, që duhet të aplikojnë para datës 1 qershor, në mënyrë që në votime të shkojnë me kartë identiteti.
(s.g/BalkanWeb)