E Diel, 1 Nëntor 2026

Çmimet e kripura në Vlorë, pushuesit: Janë të papërballueshme

Duhet të mendohesh mirë para se të bësh valixhet gati për pushime në qytetin e Vlorës. Këtë vit, cmimet e kripura kanë friksuar tej mase pushuesit, të cilët ankohen se të pushosh vetëm disa ditë në plazhet e Vlorës duhet ti kesh xhepat plot, në mënyrë që të përballosh koston e lartë.

Sipas tyre, në pothuajse të gjithë vijën bregdetare të Jonit, cadrat, akomodimi, restorantet, karburanti, produkte ushqimore madje edhe cmimi i ujit të pijshëm kane pesuar rritje dhe jane te pa perballueshme për qytetarët. Ata thonë se në krahasim me vitet e kaluara cmimet janë cmendur, ndërsa për kategorinë e pensionistëve apo shtresën e mesme, ndoshta plazhi i Vlorës nuk do të ishte i përballueshëm ekonomikisht.
 

Duket se edhe këtë sezon turistik, pushues dhe vizitorë të shumtë po largohen me një mendim jo të mirë për plazhin e Vlorës, të cilët përpos ndotjeve pa kriter që ndeshin në sipërfaqen e vijës bregdetare, duhet të përballen edhe me cmimet e kripura dhe të rritura në mënyrë krejt abuzive në kurriz të plazhistëve.
 
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›