Zjarri shkrumbon kuroren e kalase dhe varrezat publike
Gjirokaster- Zjarret perfshijne kuroren e gjelber te Gjirokastres. Mengjesin e djeshem, flaket e nje zjarri, nisen te shkrumbonin zonen perreth qytetit, e cila shtrihet poshte mureve te Kalase, nen kullen e Sahatit. Burime nga reparti zjarrfikes, thane se pasi jane njoftuar nga kalimtare te rastit ne lidhje me kete vater zjarri ata kane shkuar menjehere ne vendngjarje. Te ndihmuar edhe nga Policia Bashkiake, efektivet zjarrfikes kane bere te mundur lokalizimin e kesaj vatre zjarri dhe me pas shuarjen e plote. Shkak i kesaj vatre e cila rrezikoi te shkrumbonte kuroren e gjelber, kane qene temperaturat e larta, si dhe bishtat e cigareve te hedhura ne menyre te pakujdesshme nga kalimtaret. Nderkohe gjate dite se shtune nje vater tjeter zjarri eshte regjistruar ne varrezat publike te qytetit. Nderhyrja e zjarrfikesve ka bere te mundur shuarjen brenda pak minutash te ketij zjarri i cili sipas eksperteve ka pasur si shkak qirinjte e ndezur te lena nga familjaret pas perfundimit te ceremonive mortore ne varrezat publike. "Pasi perfundojne ceremonine mortore ne kujtim te te afermve te tyre, familjaret i harrojne qirinjte ndezur, cka ben qe te shenohen vatra zjarri problematike", thone zjarrfikesit.
Blerim Kore