E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vijne emigrantet, 10 km radhe

Dita e pare e gushtit, sjelle ne Shqiperi rreth 20 mije emigrante. Fluksi ka qene me i madh ne pikat kufitare te Kapshtices dhe Kakavijes, per te kthyerit nga Greqia dhe me i ulet ne pikat portale te Durresit, Sarandes dhe Vlores. Por edhe kete here masat e marra ne dogana, nuk kane shmangur radhet e gjata qe kane shkuar ne momente te caktuara deri ne 10 kilometra. Ne doganen e Kakavijes, ka pasur nje radhe pritjeje te automjeteve qe nuk ka zbritur nen 3 kilometra, megjithese eshte deklaruar se jane vene ne pune mbi 10 sportele, nga te dyja palet.

Kakavije

Gjate paradites dhe mesdites te se shtunes, ne doganen e Kakavijes jane shenuar shifra rekord per sa i perket hyrjes se emigranteve, te cilet udhetojne nga Greqia ne drejtim te Shqiperise, per te kaluar pushimet verore. Sipas burimeve nga stacioni kufitar, deri ne oren 12:00 te se shtunes, ishin regjistruar rreth 11 mije emigrante. "Prej dates 20 qershor 2009, dite ne te cilen ka hyre ne fuqi urdheresa e Ministrise se Brendshme te Greqise, kjo eshte shifra me e larte e emigranteve qe kane udhetuar ne drejtim te Shqiperise", thone drejtues te Policise Kufitare ne Gjirokaster. Nderkohe si shkak i fluksit te renduar te levizjes se automjeteve dhe emigranteve ne drejtim te Shqiperise, ne token greke eshte shenuar nje radhe pritjeje me gjatesi rreth 3 km. "Koleget tane te doganes greke, jane duke punuar me 5 sportele, por fluksi i levizjes eshte teper i madh", do te pohonin burimet policore, rreth ores 10:00 te se shtunes. Gjate mengjesit emigranteve iu eshte dashur te presin deri ne 2 ore ne radhe, per te hyre ne Kakavije. Fillimisht greket kane punuar me dy sportele. Ne kete situate, dogana shqiptare ka rritur numrin e sporteleve te kontrollit duke punuar me 10 te tille. Rreth ores 14:00 fluksi i levizjeve ne dogane eshte ulur ndjeshem. Nje rritje e fluksit te levizjes se emigranteve ne drejtim te Shqiperise, pritet te shenohet serish mengjesin e sotem.

Kapshtice

Dita e pare zyrtare e fillimit e pushimeve te veres ne vendin fqinj Greqi, ka shenuar njekohesisht edhe fluksin me te madh te emigranteve qe kane hyre ne Shqiperi keto muajt e veres. Sipas statistikave zyrtare ne doganen e Kapshtices, vetem gjate 24 oreve te fundit e kane kaluar traun e doganes, mbi 5 mije persona. Per te perballuar kete fluks, autoritet kufitare kane angazhuar gjithe personelin dhe infrastrukturen e duhur per perballimin e fluksit. Ne pjesen shqiptare te kesaj dogane, funksionojne 12 sportele, ku 11 prej tyre vetem per hyrjet. Madje drejtues te kesaj dogane shprehen se, nese do te gjenden perpara nje situate te paperballueshme, urdhrat nga eproret jane per thjeshtezimin edhe te metejshem te procedurave, ku emigrantet do te marrin vetem nje vule hyrje. Por sipas tyre, deri ne keto momente jane duke u kryer te gjitha procedurat ligjore ku sportelet dhe personeli i perpunimit te te dhenave, jane te mjaftueshem. Edhe nga ana tjeter e kufirit, sipas te dhenave te policise kufitare, po punohet me personel shtese. Nga ana e doganes greke funksionojne vetem per dalje, kater sportele.

Blerim Kore

Daniela Zisi

Emigrantet ne Kapshtice: Pritem gati nje ore

Emigrantet shprehen se situata duket me ndryshe, se ne vitet e kaluara ne piken e Kapshtices. Ne anen greke te doganes, megjithese fluksi dhe radhet jane te gjata, nuk kane pritur shume. Ne nje dite te ngarkuar si kjo fundjave, kane pritur jo me teper se 40-50 minuta. Nderkohe pritet qe ne ditet e ardhshme, fluksi i emigranteve te jete edhe me i madh. Vetem gjate kesaj jave, kane hyre per ne Shqiperi mbi 45 mije emigrante. Gjithashtu duke iu referuar shifrave te meparshme, nga pika e doganes se Kapshtices, kane hyre mbi 100 mije emigrante, por qe kete vit numri parashikohet te jete edhe me i madh.

Klement Shehaj, emigrant

"Per cdo vit, e njejta situate ketu ne Kakavije"

Klement Shehaj nuk sheh asnje ndryshim ne dogane si emigrant, edhe pse i duhet te vije ne Shqiperi pothuajse cdo vit. "Cdo vit e njejta histori,perseritet ketu ne Kakavije. Na duhet te presim per ore te tera, mes diellit dhe vapes. Me vjen cudi, se gjithmone gjerat ngelen njesoj. Une do te doja qe te merreshin masat qe ne fillim, pasi ne te kundert do te perseritet e njejta gje. Ndoshta ne rrugen e kthimit per ne Greqi, nuk do te ndeshim serish radhe", thote emigranti.

Edi Kola, emigrant

"Politika te reagoje, kam pritur tre ore"

Edi eshte nje tjeter emigrant i irrituar me zyrtaret qe nuk zgjidhin kete problem. "Pasi mbarova punen dhe mora pushimet verore, mendova qe se bashku me familjen te udhetoj per ne Shqiperi. Por kam pritur rreth 3 ore ne dogane per dokumentet. Radha ecte ngadale, nderkohe qe me ka ardhur keq per ato gra dhe femije qe prisnin ne mes te diellit. Doja t'i pyesja politikanet tane se, serish keshtu do te vazhdojme cdo vit me radhe pritje ne dogana?", shprehet Edi i pakenaqur.

Sokol Shehu, emigrant

"Mendova te kthehesha mbrapsht, nga merzia"

Ka dhe nga ata emigrante qe ne radhet e pritjes mendojne te kthehen mbrapsht ne vendet e punes. "Prita rreth dy ore, per te hyre ne token shqiptare. Me thene te drejten per nje moment, durimi mbaroi dhe thashe te kthehesha nga rruga. Cdo vit e njejta gje, radhe pritje sa here vijme per pushime. Keta i marrin masat minuten e fundit, nderkohe qe neve na duhet te presim serish ne radhe. Ndoshta gjate kthimit per ne Greqi situata do te ndryshoje", thote Sokol Shehu.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›