Atentati ndaj nipit te kreut te PD-se, gjendet makina
Fier- Policia e Fierit gjen pas kater ditesh hetimi makinen e atentatoreve te dyshuar ndaj nipit te kryetarit te deges se Partise Demokratike. Burime zyrtare thane se makina eshte tip "Ford Fiesta" e braktisur ne banesen e halles se nje prej te dyshuarve qe eshte shpallur ne kerkim. Besnik Murati, njekohesisht shofer i kreut te PD-se Fier, leopard Muratit, u qellua me arme zjarri pistolete afer shtepise se tij ne lagjen "Kastriot". Per pasoje mori dy plumba ne bark dhe dore, por pa rrezik per jeten. I plagosuri shkoi vete ne spital, ku dhe u mjekua, ndersa ka rrefyer se autoret e dyshuar ishin Elis Nuhaj, 20 vjec, pronar i makines se gjetur dhe Julian Meci, 23 vjec. Dy te rinjte u shpallen ne kerkim per "tentative vrasje ne bashkepunim" dhe "armembajtje pa leje", kurse makina me targa Fieri eshte derguar ne komisariat. Mjeti u gjet ne fshatin Radostine, ne shtepine e halles se 20-vjecarit Nuhaj. Policia ka vene ne pergjim numrat e celulareve dhe ka shpallur kerkimin ne te gjithe vendin.
Xh. B.
Xh. B.