E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Kam vene bombe, tek "Kosova'"

Durres- Konkurrenca ne biznes, zbret edhe ne plazhin e Durresit. Nje telefonate anonime eshte bere ne sallen operative te komisariatit rreth ores 23:00, qe njoftonte per vendosjen e nje bombe me telekomande ne ambientet e lokalit "Kosova", qe ndodhet tek vendi i quajtur "Rrota e kuqe", ne lagjen numer 13 te Plazhit. "Ju lutem largoni njerezit, se keni 30 minuta kohe", kane qene keto fjalet qe personi i paidentifikuar, ka thene ne numrin 129 te sallen operative dhe me pas e ka mbyllur ate. Menjehere pas marrjes se informacionit, forca te shumta policie kane shkuar tek vendi i ngjarjes, ku larguan te gjithe njerezit, evakuuan lokalin si dhe bllokuan aksin rrugor Ura e Dajlanit-Plepa, ne te dyja korsite. Kliente dhe kalimtare, te perfshire nga paniku jane arratisur nga zona duke mbajtur nje distance ku shperthimi i mundshem te mos i demtonte. Pas kontrollit te ushtruar nga specialistet e xhenios u vu re se behej fjale per nje alarm te rreme. Policia mundi te identifikonte dje mbajtesin e numrit te telefonit qe kishte marre sallen operative, por ky i fundit, emri i te cilit nuk u publikua, deklaroi se ia kishte shitur numrin nje tjeter personi qe nuk e njihte.

Ngjarja

Ne lokalin "Kosova" zbarkuan dhjetera uniforma blu, qente antimine dhe specialiste te xhenios. Pronari dhe klientet jane shtangur nga ky zbarkim i policise, duke u trembur, por jane qetesuar kur u kane thene se ishte nje alarm per bombe. Ashtu sikurse kishte lajmeruar telefonuesi anonim, lokali eshte zbrazur per 30 minuta dhe menjehere jane bllokuar thirrjet telefonike ne tre kompanite celulare private, pasi dyshohej per bombe te telekomanduar. Policia rrugore ka bllokuar te dy krahet e qarkullimit per me se nje ore, derisa ekspertet me aparaturat e tyre konstatuan se ne ambientet e lokalit nuk kishte asnje send te dyshimte. Per te vepruar mesohet se jane pritur edhe forcat e xhenios nga Tirana, te specializuar per keto veprime antimine.

Situata

Njerez te frikesuar, teksa largoheshin me te shpejte nga vendi i ngjarjes, ankth dhe panik mbi ate cfare mund te ndodhte, forca te shumta policie te rendit te qarkullimit dhe te RENEA-s, te cilet me te shpejte rrethuan zonen. Kjo ishte panorama qe ofrohej rreth ores 23:00 te mbremjes se djeshme ne vendin e quajtur "Rrota e kuqe" ne Durres. Askush nuk e kuptonte cfare po ndodhte, ndersa nuk mungonin edhe syte kureshtare te cilet qendronin vetem pak metra larg zones se ndaluar. Gjendja ishte mjaft e tensionuar, ndersa te gjithe forcat policore ishin vendosur kordon ne ate zone, me qellim ndalimin e cdo personi qe tenton te kapercente shiritin "Policia", me te vetmen arsye, per te shmangur ndonje tragjedi. Ora kalonte ankthi dhe paniku shtohej, pasi koha e lene ne dispozicion nga telefonuesi anonim ishte vetem 30 minuta. Forcat nga Tirana mberriten per 20 minuta, kurse bllokimi i thirrjeve telefonike mundesoi veprimin ne ambiente. Pas mesnate, autoritetet policore konfirmuan se alarmi ishte i rreme.

E. Arapi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›