Kufoma ne liqenin e Viroit, bashkia e varros pa emer
GJIROKASTER- Nje kufome e paidentifikuar nga polica e Gjirokastres dhe e zbuluar dy muaj me pare ne piken turistike te Viroit, eshte varrosur dje nga bashkia. Burimet zyrtare nga policia deklaruan se trupi i pajete u gjet ne nje kodrine prane liqenit artificial, nga nje bari qe po kalonte rastesisht me tufen e bagetive. Pas sinjalizimit per ngjarjen, efektivat blu kane terhequr kufomen e dekompozuar plotesisht. Me gjithe hetimet e bera nga policia, nuk u arrit te identifikohej kufoma e seksit mashkull, ndaj ajo kerkoi ndihmen e policive te qarqeve te tjera te vendit per ndonje person te humbur. Nga asnje qark nuk u dha emri i ndonje personi te humbur, e per rrjedhoje kufoma qendroi 2 muaj te morgun e spitalit rajonal te Gjirokastres. Pas kryerjes te te gjitha procedurave ligjore, Prokuroria e Gjirokastres urdheroi bashkine qe te bente varrosjen e trupit te pajete sipas procedurave. Policia tha se vetem nese zbulohet identiteti i te ndjerit do te behet zhvarrosja e tij.