E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zjarri te Neurologjia, QSUT: Asnjë rrezik për pacientët, shërbimi vijon normalisht

TIRANË, 6 shkurt /ATSH/ Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka reaguar lidhur me rënien e zjarrit mbrëmjen e djeshme në goditën e Neurologjisë.

Mbrëmjen e djeshme, në spitalin e Neurologjisë në QSUT u konstatua prani tymi në katin minus një (-1). Por, situata është vënë nën kontroll brenda pak minutave nga shërbimet zjarrfikëse që ndërhynë për normalizimin e saj dhe që flakët të mos përhapeshin.

QSUT ka reaguar përmes një njoftimi zyrtar, ku thuhet se aktualisht në ambientet e spitalit nuk ka asnjë rrezik për pacientët apo personelin, ndërsa puna vijon normalisht.

“Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:45, në katin -1 të Spitalit të Neurologjisë është konstatuar prani tymi, pa asnjë rrezik për pacientët apo stafin. Stafi mjekësor dhe ekipet teknike kanë ndërhyrë për të vlerësuar situatën dhe garantuar vijimin normal të shërbimit.

Aktualisht në ambientet e spitalit nuk ka asnjë rrezik për pacientët apo personelin dhe puna vijon pa asnjë pengesë. Autoritetet përkatëse janë njoftuar për të kryer verifikimet e nevojshme dhe për të siguruar që gjithçka është në parametra të sigurt”, thuhet në njoftimin e QSUT-së.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›