Zjarri u djeg shtëpitë, 4 familje në qiell të hapur
TROPOJË- Për katër familje në fshatin Dojan të Tropojës, dimri ka nisur më i ashpër se kurrë. Dy javë më parë një shkëndijë elektrike dogji 4 shtëpitë. Zjarri përfshihu gjithçka por fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar. Por rreth 30 personat që përbëjnë këto familje, ndonëse kanë shpëtuar nga zjarri, kanë mbetur plotësisht në qiell të hapur. Ndërsa dimri me reshje dhe temperatura të ulta i ka gjetur në qiell të hapur, këto familje u bëjnë apel autoriteteve të ndërhyjnë për tu siguruar strehë.
(e.n/News24/BalkanWeb)
(e.n/News24/BalkanWeb)