Zgjedhjet, Meta prezanton Gjergji Thomain
TIRANË-Një prej të ikurve nga PS dhe tashmë anëtar i forumeve të LSI do të jetë kandidatura e kësaj partie për minibashkinë numër 10 në Tiranë në zgjedhjet e pjesshme të 15 nëntorit. Bëhet fjalë për Gjergji Thomain, pedagog i planifikimit dhe zhvillimit urban. Kandidatura e tij është shpallur nga kreu i LSI, Ilir Meta gjatë mbledhjes së kryesisë së kësaj partie, ku është diskutuar pikërisht për qendrimin e LSI për këto zgjedhje. “E dini vendimin e PS-së për t’i bojkotuar zgjedhjet, dhe sigurisht kjo është e drejta e tyre. Por, është dhe përgjegjësia jonë që të mos i lëmë qytetarët në këto zona ku do zhvillohen zgjedhjet vendore, pa alternativa, pa mundësi zgjedhjeje, dhe në radhë të parë ata qytetarë, të cilët janë të majtë dhe preferojnë të votojnë për një alternativë të majtë”- u shpreh Meta.
Kreu i LSI ka ngarkuar nënkryetarin e LSI, Edmond Haxhinasto, që së bashku me strukturat drejtuese në rrethe të përcaktohen edhe katër kandidatët e tjerë në ditët në vijim, për 4 njësi vendore ku zhvillohen zgjedhjet e pjesshme. Meta në fjalën e tij shprehu bindjen se brenda një kohe të shkurtër LSI do të ngrihet në një stad akoma më të fuqishëm të organizmit dhe të veprimit politik.
(m.a/News24/BalkanWeb)