E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhe-Fier/, dy viktima ne lumenjte Mat e Seman

Mbyten ne ujerat e lumenjve nje adoleshent dhe nje femije i mitur ndersa laheshin me shoket. Ngjarjet kane ndodhur ne Fier dhe Lezhe gjate dites se djeshme, ndersa policia i cilesoi si aksidentale pas marrjes ne pyetje te familjareve dhe deshmitareve. Meltior Makaj, nga fshati Tale i Lezhes, eshte viktima e pare e dites se djeshme ne ujerat e lumit Mat, teksa ka tentuar te sfidoje temperaturen e larte. Burime nga policia bejne te ditur se 18-vjecari Makaj, ka shkuar per t'u freskuar, por nuk ka mundur qe te kthehet prej andej i gjalle. Kufoma e te ndjerit eshte vene re nga disa kalimtare te rastesishem qe kane njoftuar menjehere policine. Kjo e fundit e ka marre me te shpejte kufomen dhe e ka cuar ne morgun e qytetit te Lezhes, ku pas disa hetimeve ka bere te mundur identifikimin e tij. Sapo eshte mesuar identiteti i 18-vjecarit Meltior Makaj, policia ka njoftuar familjen e tij me banim ne fshatin Tale. Nga hetimet e deritashme mesohet se vdekja e te riut ka ardhur si pasoje nje ataku ne zemer i cili mund te jete provokuar nga futja e menjehershme ne ujin e ftohte. Mendohet se vdekja e te riut ka ndodhur shume me larg nga vendi nga ku eshte gjetur trupi, por vete rrjedha e ujit e ka derguar ne drejtim te grykederdhjes se lumit Mat.

Kurse ngjarja e dyte ka ndodhur ne ujerat e lumit Seman, dje rreth ores 17:00, kur 6-vjecari Enrik Sara humbi jeten teksa lahej me shoket, pasi nuk dinte not. Burime zyrtare te policise se Fierit thane se ngjarja ka ndodhur ne fshatin Mbrostar Ura. Vogelushi eshte larguar me disa shoke e komshinj te tij pa lejen e prinderve drejt Semanit, qe kalon vetem 500 metra larg baneses ku banonte. Teksa ka pare shoket te lahen, 6-vjecari eshte futur ne uje, por pa ditur se kishte thellesi. Femijet e tjere, edhe per shkak te moshes, nuk kane mundur dot t'i vijne ne ndihme, ndersa rrjedha e lumit ka sjelle fundin fatal per te miturin. Ata kane rendur drejt shtepise se tij per te njoftuar prinderit, por nderhyrja ka qene e kote.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›