“Durrës-Kukës”, Toma dhe Teliti në seancën e parë në Gjykatën e Lartë
Ditën e sotme do të zhvillohet seanca e parë në Gjykatën e Lartë në lidhje me procesin e çështjes së rrugës “Durrës Kukës”.
Ish-drejtorit juridik në këtë ministri, Andi Toma dhe ish-zv.ministri i Transporteve, Armand Teliti kanë paditur prokurorinë, duke kërkuar shfuqizimin e vendimit për shtyrjen e afatit të hetimeve nga 6 nëntori deri në 6 dhjetor 2008. Gjykata e Shkallës së parë u dha të drejtë këtyre, pra shfuqizoi vendimin e prokurorisë. Ndërkohë, prokuroria e ankimoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë në Gjykatën e Apelit. Edhe kjo gjykatë e la në fuqi padinë e Tomës dhe Telitit, por prokuroria prapë ankimoi dhe dosja tani është në Gjykatën e Lartë.