E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i Jashtëm miraton katër kandidatë për ambasadorë



Komisioni Parlamentar i Politikës së Jashtme zhvilloi gjatë mbledhjes së djeshme një seancë dëgjimore me katër kandidatë për ambasadorë, Sokol Gjokën në Federatën Ruse, Fatos Kërçikun në Republikën e Indisë, Nuri Domin në Republikën Arabe të Sirisë dhe Egjipt, si dhe Gazmend Barbullushin në Mbretërinë e Hollandës. Pas seancës, së zhvilluar pa praninë e përfaqësuesve të Partisë Socialiste, kryetari i Komisionit, Preç Zogaj, u shpreh se deputetët i vlerësuan pozitivisht të katër kandidaturat e paraqitura, të cilët janë diplomatë karriere. Ai komentoi dhe mungesën e deputetëve të opozitës në mbledhjen e djeshme të komisionit. “Shpreh keqardhje për mospraninë e tyre, por socialistët janë të mendimit se nuk duhen emëruar ambasadorë para zgjedhjeve. Diplomacinë duhet ta shohim përtej ngjarjeve politike, siç janë zgjedhjet”, - tha Zogaj.

4 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›