Zogaj: Qeveria, shpjegime për liberalizimin e vizave
Kryetari i Komisionit të Jashtëm, Preç Zogaj, tha dje se ekspertët që po negociojnë për liberalizimin e vizave të Shqipërisë duhet të japin shpjegime për negociatat që janë bërë. Duke reaguar një ditë pas publikimit të raportit, i cili nuk i jep Shqipërisë OK për heqjen e vizave me BE-në, Zogaj tha se “zyrtarët që kanë negociuar më nga afër do duhet të japin shpjegime më të hollësishme. Parlamenti tani është i shpërndarë, vendi po zhytet në fushatë. Në këtë kontekst zgjedhjet janë testi kryesor, e kemi thënë, zgjedhjet e 28 qershorit janë testi themelor që Shqipëria të hedh një hap vendimtar drejt liberalizimit të vizave. Kështu që këtë problem do e marrim seriozisht”. Sipas tij: “Ky nuk është një problem që trajtohet në mënyrë propagandistike, sepse kalojnë ditët dhe propaganda zhduket. Kjo duhet marr seriozisht duke i parë një për një standardet e liberalizmit,
zgjedhjet janë një test, po jo i vetmi”.