Ramos do të pensionohet në Real

Sergio Ramos ka bërë të ditur se dëshiron të përfundojë karrierën në Real Madrid. 23 vjeçari u transferua në kryeqytetin spanjoll nga Sevilla më 2005 dhe prej atëherë është bërë anëtar i vlefshëm në ekipin e parë në Santiago Bernabeu.
Ramos ka bërë mbi 150 paraqitje për Realin, ndërsa sot konsiderohet yll ndërkombëtar. Ai i ndihmoi Spanjës të fitojë Euro 2008, ndërsa ka fituar dy tituj në La Liga me Realin. Ramos synon të vazhdojë qëndrimin me Los Blancos dhe ka pranuar se me dëshirë do të përfundonte karrierën në gjigantin madrilen.
“Synimi im është të luaj për Realin derisa të pensionohem. Me dëshirë do të nënshkruaja një marrëveshje të pacaktuar sepse ëndrra ime ka qenë gjithmonë të luaj për këtë klub. Shpresoj të hyj në histori të Realit, me shumë tituj të fituar dhe besoj se mund të arrij këtë”, tha Ramos. Sa u përket spekulimeve se është objektiv i klubeve të tjera të mëdha, Ramos shtoi: “Nuk kam biseduar me asnjë klub tjetër, pasi synimi im është të vazhdoj kontratën me Realin”.