Zola i ndare ne mes te Napolit dhe elsit

Ka shumë emra të shpikur për të. “Legjenda”, “magjistari i vogël” apo “Maradona i ri”. Ky është Xhanfranko Zola, ylli i futbollit që pati fatin të merrte numrin 10 nga vetë duart e Perëndisë, Diego Armando Maradona, dhe të niste një karrierë të shkëlqyer nga Napoli tek Çelsi.
Dy skuadrat e tij janë sonte përballë njëra-tjetrës dhe djaloshi nga Sardenja thotë se zemra e tij është e ndarë më dysh.
“Nëse do të thoja “kjo” apo “ajo” skuadër do të ndihesha si gënjeshtar, - shprehet fantazia shtatshkurtër, - Uroj që të fitojë ajo skuadër që do të luajë më mirë. Të dy ekipet kanë tifozeri të shkëlqyera dhe mendoj me shumë mirënjohje për secilën prej tyre”.
Xola luajti fillimisht tek Napoli, duke qenë pjesë e skuadrës që fitoi titullin në 1990 përkrah me Diegon, ndërsa më pas kaloi tek Parma ku fitoi Kupën UEFA dhe Superkupën. Pasi Nevio Skala u zëvendësua nga Ançeloti, Çelsi e thirri dhe Xhanfranko tha “po”.
“Isha i lumtur tek Napoli, kush mund të kërkonte më shumë se të luante në skuadrën e Maradonës, , - vazhdon ai, - tek Parma fitova shumë, por shkova tek Çelsi kur e ndjeva se ashtu duhej bërë”.
Për epokën e tij në “Stamford Bridge”, Xola ka kujtime të shkëlqyera. “Mbaj mend një ndeshje në Lids ku më goditën me shkelma nga fillimi në fund, - u shpreh ai, - Por, në përgjithësi ishte e pranueshme. Ka edhe njolla, por në Angli luhet futboll më i shëndetshëm se tek ne. Tifozit i mjafton që të japësh shpirtin në fushë, rezultati është dytësor”.
Ky është Xola, italiani që ka status prej kulti tek tifozët e Çelsit, por që nuk dëshiron të ndahet as nga publiku i zjarrtë napolitan.