Pack: Zjedhjet janë tepër të rëndësishme
26/01/2005 Në vazhdim të vizitës së tij në Belgjikë, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta zhvilloi disa takime me Euro-deputetë të Parlamentit Evropian dhe funksionarë të lartë të Komisionit Evropian. Meta u prit në një takim nga Kryetarja e Delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, zonja Doris Pack. Meta dhe Pack shkëmbyen mendime mbi zhvillimet e fundit politike në Shqipëri. Pack theksoi rëndësinë e jashtëzakonshme që ka organizimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme për ecurinë e mëtejshme të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.
Po kështu, Meta u prit në një takim të veçantë nga dy zëvendëspresidentët e Grupit Socialist në Parlamentin Evropian, Jan Marinus Ëiersma dhe Dr. Hannes Sëoboda. Në këtë takim u shkëmbyen mendime lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend dhe në veçanti për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Meta i njohu me ecurinë e organizimit të LSI-së dhe ambicjet e saj për të dalë forca kryesore politike në këto zgjedhje. Kryetari i LSI-së u prit në Komisionin e Bashkimit Evropian nga Drejtori i Përgjithshëm e Çështjeve të Zgjerimit të BE-së, Fabrizio Barbaso. Bashkëbiseduesit diskutuan mbi ecurinë e reformave që kërkohen nga procesi i Stabilizim Associimit për Shqipërinë. Ata theksuan rëndësinë e madhe të organizimit të një procesi zgjedhor transparent e të ndershëm për ecurinë e mëtejshme të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe BE-së.