Zonat e kontaminuara nuk legalizohen
Miratimi me shumicë votash i ligjit mbi legalizimin e zonave informale duket se i ka hapur rrugën ecurisë normale të këtij procesi, - deklaroi për “standard” shefi i ALUIZNI-t Durrës, Andi Lila. Duke folur për problematikat, Lila tha se “një numër i konsiderueshëm banesash të ndërtuara pa leje në rajonin e Porto-Romanos, pronarët e të cilave kanë aplikuar, nuk do të legalizohen, pasi ndodhen në territor të kontaminuar”. Specialistët e Degës së ALUIZNI-t në Durrës i kanë skualifikuar këto ndërtime, pasi nuk plotësojnë disa nga kriteret e përcaktuara në ligj për të fituar të drejtën e legalizimit. Behët fjalë për një numër banesash, të cilat janë ngritur në ish-mjediset e kombinatit kimik, e që ndodhen mu në mes të mbeturinave të helmeve që ka pas prodhuar kombinati.
Kreu i Agjencisë së Legalizimeve në Durrës, Andi Lila, tha se “janë 66 banesa në Porto-Romano të cilat i kemi skualifikuar, pasi ndodhen në një territor të helmuar. Bile dy prej këtyre shtëpive janë ndërtuar mu në mes të mbeturinave të helmeve të prodhuara nga kombinati i dikurshëm. Ne u kemi sugjeruar që të largohen menjëherë prej andej”. Këto banesa janë ndërtuar në një sipërfaqe prej 17 hektarësh, e cila është ngjyrosur me të kuqe në hartë, e që do të thotë sipërfaqe e rrezikshme.
Specialistët e degës së ALUIZNI-t në bashkëpunim me institucionet e higjienës dhe të shëndetësisë në Durrës kanë analizuar situatën në të cilën ndodhen këto banesa. Nga analizat e kryera ka rezultuar se trualli mbi të cilën ato janë ndërtuar ka shenja helmesh deri në 10 cm trashësi. Po ashtu edhe uji që buron në këtë zonë është i ndotur. Qumështi i bagëtive ka rezultuar me përmbajtje mikrobike, ndërsa fëmijët kanë shenja në pjesët e barkut dhe të gjymtyrëve nga efekti toksik i mbeturinave të ish-kombinatit kimik. Të gjitha këto kanë qenë shkaqet, që kanë çuar në përjashtimin nga legalizimi të këtyre blloqeve me ndërtime pa leje, sapo ligji të shpallet në fletoren zyrtare. Ky numër banesash i bashkëngjitet atyre që janë ndërtuar pa leje në sistemin e kodrave, e që gjithashtu janë skualifikuar nga procesi i legalizimeve, pasi rrezikojnë të shemben. Ato janë ndërtuar në territore të papërshtatshme për ndërtime, pasi ka rrëshqitje të formacioneve kodrinore. Në kodra numërohen 74 ndërtime pa leje, të cilat nuk do të legalizohen, duke e çuar në 140 numrin e tyre. Në Durrës janë përcaktuar 4 zona informale me një intensitet shumë të madh ndërtimesh pa leje. Zona më e madhe është ish-këneta e Durrësit. Ajo ka një shtrirje 610 ha, në të cilën janë ndërtuar 10 mijë ndërtime pa leje. Zonë tjetër është ajo e Shkozetit me një sipërfaqe prej 340 ha e me 4200 ndërtime pa leje. Gjithashtu, në Durrës është edhe zona e kodrave në të cilën janë okupuar 340 ha, ku janë ndërtuar 4100 ndërtime pa leje.