Projekte për turizmin në institucionet e kultit
Këto ditë ishte për vizitë në SHBA kryetari i Komitetit Shtetëror të Kulteve të Republikës së Shqipërisë, z. Rasim Hasanaj. Ai ishte në Boston, ku pa nga afër përgatitjet për festimin e 100-vetorit të kishës “Shën Gjergji” e quajtur ndryshe si kisha e Imzot Nolit. Z. Hasanaj mori pjesë edhe në darkën e madhe që u organizua nga një komision i gjerë për mbledhjen e fondeve për ndërtimin e Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë. Për të trajtuar problemin e tolerancës ndërfetare shqiptare ne zhvilluam një bisedë me z. Rasim Hasanaj, i cili që prej vitit 2005 mban postin e lartë të Kryetarit të i Komitetit Shtetëror të Kulteve të Republikës së Shqipërisë.
Mbani postin e kryetarit të Komitetit Shtetëror të Kulteve. Kur, në ç’rrethana dhe pse ju ofrua juve ky post? Patët ngurrim për ta pranuar?
Jam emëruar në vitin 2005 në këtë post, kur Partia Demokratike dhe aleatët e saj fituan zgjedhjet. Nuk pata ngurrim për ta pranuar dhe falënderova për besimin. Ju pyesni pse m’u ofrua ky post? Siç dihet, jam një nga themeluesit e Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe ish-kryetari i parë i Partisë Demokratike të Tropojës. Po kështu, gjatë viteve të opozitës kam qenë pjesë aktive në organizimin e veprimtarive të kësaj partie, deri në fitoren e vitit 2005. Mendoj se emërimi im lidhet edhe me faktin që jam besimtar i Dervishit të Luzhës, udhëheqës shpirtëror i liderit të lëvizjes studentore dhe heroit të demokracisë Azem Hajdari. Me nismën e Azem Hajdarit dhe ndihmesën e besimtarëve, kam drejtuar punimet për ndërtimin e tyrbes së Dervishit të Luzhës, e cila u përurua më 28 shkurt 1992, duke i paraprirë fitores së Partisë Demokratike më 22 mars 1992. Po kështu, në pozicionin e kryetarit të Partisë Demokratike në Tropojë, kam mbështetur për ngritjen e institucioneve fetare, Haxhi Hafiz Sabri Koçin, ish-kryetari i parë i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, i dënuar me 28 vjet burg. Po kështu, me të nderuarin Anton Ceta dhe heroin Azem Hajdari kemi marrë pjesë në hedhjen e themeleve të kishës katolike në Cërnicë në vitin 1991 etj. Me sa duket, edhe profesioni im si avokat, kontributi dhe marrëdhëniet e mira, ekuilibri dhe barazia në trajtimin e çështjeve, kanë pasur ndikimin vetë në këtë vendim për emërimin tim.
Ne shqiptarët krenohemi me tolerancën dhe harmoninë fetare të trashëguar, por herë pas here janë shfaqur dhe incidente, mendoni se pas vitrinës së harmonisë “flenë” shqetësime?
Shqipëria është një vend multifetar, ku prej shekujsh bashkëjetojnë katër besime tradicionale fetare – myslimanët sunitë, ortodoksët, katolikët dhe bektashinjtë. Marrëdhëniet midis tyre karakterizohen nga paqja, harmonia dhe bashkëpunimi. Por këto katër bashkësi jetojnë në harmoni të plotë edhe me besimet e tjera, si protestantët(të cilët janë të pranishëm në Shqipëri që nga mesi i shekullit XIX), mormonët, dëshmitarët e Jehovait, Baha’itë etj. Në këtë drejtim, Shqipëria është një Amerikë e vogël në Evropë. Në Raportin e para pak kohëve të Bashkimit Evropian mbi Shqipërinë, vendi ynë vlerësohet me nota të larta për marrëdhëniet ndërfetare dhe mbështetjen e Qeverisë për marrëdhëniet pozitive midis bashkësive fetare, të cilat në raport vlerësohen si “...një shembull i vyer i harmonisë fetare në rajon”. Vlen të përmendet se, në marrëdhëniet midis tyre, katër bashkësitë fetare tradicionale nuk kushtëzohen aspak nga përqindjet e besimtarëve; pavarësisht nga numri i besimtarëve të secilës, ato ndihen krejtësisht të barabarta me njëra-tjetrën dhe janë njëlloj faktorë në jetën e vendit. Unë mendoj se harmonia dhe toleranca fetare janë vlerat e veçanta të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Duke ju përgjigjur pyetjes suaj se a ka shqetësime, pohoj se natyrisht që ka, por ne po punojmë me kujdes që t’i shmangim ose t’i minimizojmë prirjet negative.
Për të mënjanuar frymën ekstremiste të arsimimit të kuadrit klerik jashtë vendit, a po krijon Shqipëria institucionet e veta të arsimimit fetar?
Po, Shqipëria po ngre institucionet e veta të arsimit fetar. Kështu, për shembull, funksionon shkolla e përgatitjes së kuadrit të lartë ortodoks në Shënavlash të Durrësit; e njëjta gjë bëhet në Shkodër për përgatitjen e klerikëve të lartë katolikë dhe po përgatitet hapja së shpejti e një shkolle të lartë për përgatitjen e klerikëve myslimanë në Tiranë. Shteti shqiptar ka siguruar objektin për këtë qëllim. Shkollat e larta fetare do të përgatisin edhe kuadrin vendas dhe do të ngrenë nivelin e kulturës të besimtarëve.
Si shkon procesi i kthimit të pronave komuniteteve fetare në Shqipëri?
Në fakt është kjo është një pikë e dobët e marrëdhënieve Shtet-bashkësi fetare, pasi ka pasur ngadalësi në vitet e mëparshme, si rrjedhojë e mungesës së kuadrit ligjor për fenë. Qeveria “Berisha” ka mbështetur bashkësitë fetare, duke parë me përparësi kthimin dhe kompensimin e pronave. Kjo u pasqyrua më së miri në marrëveshjet me bashkësitë fetare, të cilat para një muaji kaluan në parim në qeveri; këto marrëveshje do të jenë mbështetje e madhe edhe për financime shtetërore në fusha të ndryshme të veprimtarisë së bashkësive fetare.
Në këto tre vjet kjo qeveri po plotëson kuadrin ligjor mbi fenë, duke realizuar një detyrë të rëndësishme të prapambetur nga qeveria e mëparshme.
Në çfarë drejtimi?
Konkretisht janë dhënë fonde për mirëmbajtjen dhe restaurimin e objekteve fetare, të cilat do të shfrytëzohen edhe si objekte të destinuara për turizmin fetar. Në Shqipëri ka më shumë se 180 objekte kulti që janë shpallur monumente kulture dhe kanë interes për të huajt. Ka objekte që datojnë më shumë se 800 vite të shkuara. Vetëm tek kisha e Shën Ndout në Laç janë investuar më shumë se 1 milion dollarë për ngritjen e infrastrukturës rrugore dhe së shpejti pritet përurimi i saj. Investime janë bërë edhe në Malin e Tomorit, ku çdo përvjetor shkojnë më shumë se 50 mijë vizitorë. Këto vende pelegrinazhi forcojnë më shumë harmoninë dhe bashkëjetesën ndërfetare shqiptare. Në Laç, për shembull, nuk shkon vetëm bashkësia katolike, por edhe shumë besimtarë myslimanë e ortodoksë.
Ka ndonjë projekt për ta institucionalizuar turizmin në objektet e kultit?
Po, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka një projekt ambicioz, së bashku me Komitetin Shtetëror për Kultet, që do ta gjallërojë këtë sektor. Kryesisht projekti synon të tërheq turistë në objektet e kultit në të gjithë Shqipërinë, ku më përparësi projekti përqendrohet në Shkodër, Korçë, Tiranë, Berat, Laç, Tropojë etj.
Ju keni shkuar nga diaspora në qeveri. Njihni kontributin e udhëheqësve të këtushëm fetarë, të gjallë apo të vdekur, në raport me fenë dhe çështjen kombëtare, ndërkohë që nuk ka ndonjë vlerësim për ta nga shteti shqiptar deri tani, keni ndonjë projekt për të ardhmen?
Siç ju thashë më sipër, një nga detyrat kryesore të institucionit tonë, është ndërtimi i marrëdhënieve me vendet e tjera e në veçanti me diasporën shqiptare në botë. Nga synimet e punës sonë është njohja e vazhdueshme e përvojës së jetës fetare në diasporë, me vlera të pallogaritshme, pasi, pas vitit 1967, që diaspora shqiptare e në mënyrë të veçantë ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që bëri të mundur ruajtjen e besimit dhe të traditës sonë të besimit, të karakterizuar nga bashkëjetesa harmonike mes besimeve të ndryshme. Ne po punojmë për ta grumbulluar këtë përvojë të çmuar. Aktualisht po punojmë për njohjen dhe rolin e disa klerikëve shqiptarë këtu në SHBA, për ngritjen e institucioneve fetare dhe ruajtjen e traditës së bashkëjetesës, të përdorimit të këtyre institucione si vatra të përhapjes së kulturës shqiptare, të integrimit të emigranteve shqiptarë në jetën amerikane. Shteti shqiptar iu është mirënjohës klerikëve dhe atdhetarëve si Imzot Noli, Imam Isa Hoxha, Imam Vehbi Ismaili, Imzot Oroshi, Baba Rexhepi, Artur Liolini etj., dhe po punon për vlerësimin e tyre. Edhe në të ardhmen mbetet nga detyrat kryesore të punës tonë vazhdimi i promovimit të këtyre vlerave në vendin tonë.
Me ç’mbresa dolët nga darka për grumbullimin e fondeve të komunitetit shqiptar të trishtetshit NY, NJ dhe CT për ndërtimin e katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë?
Ndihem shumë i gëzuar që kam qenë atë natë atje. Kam dalë shumë i emocionuar, shumë i ngrohtë shpirtërisht. Edhe aty u manifestua bashkë shkuarësia, harmonia fetare. Mbresëlënëse ishte pjesëmarrja nga të gjithë besimet, folësit, gjithashtu prania e politikanëve të lartë amerikanë, si senatori Chuck Shumer, i cili e vlerësoi lart bashkësinë shqiptare të SHBA. Është vazhdim i traditës shqiptare që ne të gjitha rastet besimtarët të gjenden pranë njëri-tjetrit jo vetëm duke festuar, por edhe duke mbështetur njëri-tjetrin në zgjidhjen e mjaft problemeve. Grumbullimi i fondeve për të ngritur katedralen e Republikës së Kosovës në qendër të Prishtinës, në vendin ku Presidenti Rugova përuroi fillimet e punimeve, flet për vazhdimin e kontributit të diasporës për vendin e tyre. Dhurimi i shumave të mëdha, përveç katolikëve edhe nga myslimanët, si rasti i Xhim Xhemës (100 mijë dollarë) apo i Hajdar Bajraktarit (20 mijë dollarë), vëllezërve Bytyci, i Lidhjes Demokratike të Dardanisë etj., tregon forcimin e vazhdueshëm të bashkëjetesës, harmonisë dhe të vlerësimit për njëri-tjetrin, duke ndjekur përvojën e fituar në ngritjen e institucioneve fetare në SHBA, të drejtuar nga Imzot Noli, Imam Isa Hoxha, Imzot Oroshi, Baba Rexhebi etj. Gati gjysma e shumës u sigurua nga myslimanët. E gjithë “raiser” u kthye në festë të harmonisë fetare. Përfitoj nga rasti të përgëzoj punën e komisionit të Kishës Zoja e Shkodrës, me dom Pjetrin si mjeshtër i organizimit të veprimtarive të ndryshme. Falënderoj gjithashtu gazetën tuaj për mbështetjen dhe pasqyrimin e kësaj veprimtarie të rëndësishme të harmonisë fetare si dhe Radio-Televizionin Shqiptar me gazetarin e njohur zotin Ilir Buçpapaj, që e përcolli manifestimin në Shqipëri.
Ndërkohë ju shkuat edhe në Katedralen Ortodokse Shqiptare “Shën Gjergji” në Boston, cili ishte qëllimi i vizitës?
Kisha një ftesë nga komisioni që po merret me përgatitjet e festimit të 100-vjetorit të Kishës Autoqefale Shqiptare, Katedrales Shën Gjergji në Boston, kisha e parë ortodokse e shqiptarëve në SHBA, e themeluar nga Noli në mars 1908. Gjate qëndrimit atje u njoha me punën e mirë që po bëhet nga bashkëkryetarët e këtij organizimi, Michael Gregori, Lauren Gregory, si dhe me koordinatoren Ruth Karchenes. At Liolini si vazhdues i denjë i veprës së Nolit, është shumë optimist që kjo veprimtari do jetë madhështore, pasi të gjitha shoqatat shqiptare në Boston e në vende të tjera po kontribuojnë duke qenë pjesë e këtij organizimi, duke shprehur mirënjohjen për veprën e Nolit dhe të gjedhë bashkatdhetarëve që ishin përkrah Nolit në ruajtjen e trashëgimisë së vlerave kombëtare në SHBA. Për këdo që ka fatin të vizitojë këtë institucion fetar shqiptar të krijuar 100 vjet më parë, do të ndihet si në Shqipëri, pasi ai flet vetëm shqip dhe në qendër të tij mban flamurin kombëtar shqiptar.