Dhurimet vullnetare, reklama falas në media
Kryqi i Kuq Shqiptar dhe Këshilli Kombëtar i Radio Televizionit kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi për transmetimin e reklamave falas nëpër media të ndryshme mbi dhurimet vullnetare. “Këtë vit është arritur marrëveshja me KKRT për përfshirjen e promocionit të dhurimit vullnetar të gjakut si një aktivitet për të cilin nuk do të paguhet në radio dhe televizione. Ky bashkëpunim me median do të sigurojë mbështetjen e duhur për sigurimin e dhuruesve vullnetarë”, - shprehen burime pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Për sensibilizimin e publikut janë organizuar emisione në media, spote televizive dhe në radio, njoftime, kronika, janë botuar artikuj të ndryshëm, janë shpërndarë materiale informative. Nga ana tjetër Ministria e Shëndetësisë, duke e konsideruar Kryqin e Kuq Shqiptar partner kyç në promovimin për nxitjen e dhuruesve vullnetarë të gjakut, i akordoi atij një fond për programin e përbashkët 2007-2008 prej 5 milionë lekësh. Veprimtaritë e KKSH shtrihen në 6 degë të kësaj organizate në rrethet kryesore të vendit, ku janë aktivizuar rreth 200 vullnetarë, trajnuar posaçërisht për këtë aktivitet. Sipas të dhënave nga KKSH, gjatë këtij viti, numri i dhurimeve vullnetare është rritur. Kanë kontribuar në dhurimin e gjakut në Tiranë, 45 institucione të ndryshme.
Si të mbrohemi nga rrezet ultravjollcë
Jo të gjithë kremrat për diell ofrojnë mbrojtje të njëjtë kundër rrezeve ultravjollcë të diellit. Ekzistojnë rrezet ultravjollcë UVA, UVB dhe UVC. Rrezet UVC nuk mund ta kalojnë shtresën e ozonit dhe nuk mund të arrijnë te ne, për këtë arsye janë të panevojshëm kremrat për mbrojtje nga këto rreze. Rrezet UVB mund të shkaktojnë djegien nga dielli dhe mund të nxisin zhvillimin e kancerit të lëkurës. Shkencëtarët besojnë se rrezet UVA janë të padëmshme për lëkurën tonë, mirëpo ekziston një hipotezë se ato mund të depërtojnë shumë më thellë se rrezet UVB, dhe mund t’u ndihmojnë atyre për të shkaktuar kancer. Për ta mbrojtur lëkurën nga rrezet UVA zgjidhni llojet e kremrave që në etiketë shkruajnë “me spektër të gjerë”. Ndërsa për t’u mbrojtur nga rrezet UVB zgjidhni kremrat me faktor më të lartë se 15. Për të pasur mbrojtje më të sigurt nga rrezet e diellit duhet që të qëndroni nën hije nga ora 11 deri në orën 15, përdorni kremra me faktor të lartë (mbi 15) dhe mos u digjni në diell, në periudhën e rrezikshme të ditës (nga ora 11 deri në orën 15) mbulojeni lëkurën me diçka, mbani syze dhe kapele.