Shtohen traumat, spitalet në krizë për gjak
Më shumë se përkujtim i Ditës Botërore të Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut, dita e djeshme pasqyroi edhe një herë nevojën për gjak që kanë spitalet e vendit. Kriza e gjakut ka mbërthyer të gjitha spitalet dhe mbi të gjitha bankat e gjakut. Gjithnjë e më të rrallë janë ata qytetarë që shkojnë vullnetarisht për të dhuruar gjak. Këtë e pohon Ministria e Shëndetësisë. Ku zyrtarë të lartë të këtij dikasteri deklaruan dje se “me gjithë rritjen e numrit të dhurime në dy vitet e fundit ende nuk është arritur mjaftueshmëria në gjak. Po t’i referohemi indekseve të mjaftueshmërisë, në vitin 2007 kemi 7 dhurime/1000 banorë kundrejt 4 dhurime/1000 banorë në vitin 2005. Ndërkohë, që të jemi të mjaftueshëm në gjak duhet të kemi 40 dhurime/1000 banorë”, - u shpreh Edmond Stojku, drejtori i Drejtorisë së Politikave dhe Planifikimit Shëndetësor në Ministrinë e Shëndetësisë.
Kriza
Nevojat për gjak të spitaleve janë në rritje, sepse ka shtim të numrit të traumave të ndryshme, sëmundjeve tumorale, krahas kërkesave të vazhdueshme të pacientëve me sëmundje kronike të gjakut, veshkave etj. Ndonëse evidentohen problemet dhe domosdoshmëria për gjak, problemi i sigurisë së gjakut vazhdon të jetë një pikë e ndjeshme për shërbimin shëndetësor, përderisa sasia e gjakut të mbledhur në vend nuk plotëson, si dhe sa duhet kërkesat e spitaleve dhe nevojat e pacientëve. “Aktualisht, ky problem është veçanërisht i rëndësishëm, sepse prej shume vitesh po punohet për të kaluar nga sistemi i dhurimit të rregullt me pagesë në sistemin e dhurimit të rregullt pa pagesë të gjakut”, - thekson Stojku.
Për shumë qytetarë mbetet ende larg siguria që u ofrojnë këto banka gjaku gjatë dhurimeve vullnetare. Aida, një vajzë 20-vjeçare teksa kalon nga parku “Rinia”, mjaftohet vetëm me shikim dhe krejt indiferente largohet. “Me gjithë dëshirën për të bërë mirë, pasi jam shumë e ndërgjegjshme për nevojën që kanë shumë persona për gjak, nuk mundem të dhuroj, sepse ndihem e pasigurt për atë çfarë më ndodh më pas”, - shprehet Aida.
Transfuzionet
Bërthama e problemit të gjakut ka mbetur transfuzioni, pasi ky proces jo gjithmonë ka rezultuar të jetë i sigurt. Por për këtë MSH, bazuar në objektivat e Strategjisë Kombëtare për Gjak të Sigurt, është në proces centralizimi i testimit të gjakut për agjentë infektivë në laboratorin e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit në Tiranë. Deri tani 95% e gjakut të mbledhur në mbarë vendin testohet në Tiranë. Gjithashtu, ajo ka filluar trajnimin e stafit të atyre bankave të gjakut, që janë përcaktuar të kthehen në banka gjaku rajonale dhe po investohet për t’i bërë ato të përshtatshme për të funksionuar si të tilla. Ndonëse dhurimi vullnetar i gjakut është shprehja më e qartë e humanizmit njerëzor dhe njëherësh forma më e mirë e mbledhjes së gjakut cilësor dhe të sigurt për pacientët në nevojë, sërish shqiptarët rrinë indiferentë.
Tre shkolla shqiptare fitojnë mes shkollave të Evropës
Tre shkolla shqiptare, me projektet e tyre u shpallën fituese mes shumë shkollave të tjera në Evropë, në konkursin e organizuar nga Fondacioni Austriak “Erste Foundation”: “Të mësojmë të jetojmë së bashku, dialogu ndërkulturor në Evropë”. Nga vendi ynë në këtë konkurs morën pjesë 10 shkolla, një numër i krahasueshëm me tre vendet ballkanike si, Bosnjë-Hercegovina me 11 shkolla, Maqedonia me 13 shkolla dhe Mali i Zi me 3 shkolla. “Komisioni i përbërë nga përfaqësues të Ministrive të Arsimit të gjitha vendeve pjesëmarrëse përzgjodhi 3 projekte fituese nga Shqipëria, gjimnazin “Partizani” në Tiranë, shkollën “Lef Sallata” në Vlorë dhe shkollën private “Nehemia” në Pogradec”, tha Brikena Kollçinaku, zëdhënëse e MASH-it. Sipas saj, fituesit në këto projekte përfitojnë një fond të caktuar, të cilin mund ta përdorin për një sërë aktivitetesh të përbashkëta, si shkëmbime eksperience mes mësuesve dhe nxënësve, hapje ekspozitash, vizita të siteve kulturore të vendeve reciproke etj. Projekti ACES i “Erste Foundation” synon të nxisë partneritetin mes shkollave nëpërmjet konkurrimit me projekte për tema që lidhen me vlerat dhe zhvillimet evropiane.
Konkursi për specializim, të martën shpallen fituesit
Për gati dy orë, 257 studentë të mjekësisë kanë konkurruar për të fituar 167 kuota specializimesh të ndryshme. Provimi është zhvilluar ditën e djeshme në Pallatin e Kongreseve, ku janë paraqitur 257 të rinj që kanë përfunduar studimet 6-vjeçare për degën mjekësi e përgjithshme. Specializimet në këtë degë kaq të kërkuar janë çelur vetëm pas 4 vjetësh, duke krijuar një vakum dhe mungesë të specialistëve në spitale. Për këtë vit janë çelur 167 kuota specializimesh për profesione të ndryshme mjekësore si kirurgji, kardiologji, neurologji, obstetrikë etj. Kanë qenë rreth 1000 studentë që aplikuan për të fituar të drejtën e konkurrimit për specializim, por shumica u skualifikuan pasi nuk plotësonin kushtet dhe nga këta dje konkurruan vetëm 257 vetë. Ndërkohë pritet që ditën e martë të shpallen edhe emrat fitues të konkursit.