Zonat e përmbytura, Njësia nr.10 mbledh ndihma për shkollat

Tiranë, 20 janar
NOA Komuniteti i banorëve të njësisë bashkiake nr.10 ka ndërmarrë një nismë
qytetare për të ndihmuar fëmijët e zonave të përmbytura në qarkun e Shkodrës.
Koordinatori për
komunitetin pranë minibashkisë nr.10, Denis Zavalani, thotë se nisma është e
ndarë në dy faza, ndihma për shkollat dhe ndihmë psikologjike për fëmijët e
prekur nga fatkeqësia.
Ndihma e parë
direkt do të jetë për shkollat. Ne kemi menduar të ftojmë qytetarët të
kontribuojnë për blerjen e mjeteve didaktike dhe materialeve për shkollat e përmbytura
në komunat e Shkodrës që u prekën nga fatkeqësia.
Ndërsa faza e dytë
ka të bëjë me ndihmën që do tu jepet fëmijëve të traumatizuar nga fatkeqësia.
Ne kemi menduar të zbresim në terren aktorët e teatrit të kukullave për të
improvizuar shfaqje e filma për këta fëmijë. Në këtë periudhë kur prindërit e
tyre po merren me rikuperimin e dëmeve që shkaktuan përmbytjet, këta fëmijë kanë
nevojë për përkujdesje të cilën mendojmë tua ofrojmë ne përmes kësaj nisme
qytetare, tha Zavalani.
b.m/NOA