Rama dërgon telegram ngushëllimi për vdekjen e legjendës së futbollit, Panajot Pano

Tiranë, 20 janar NOA Kryetari i Partisë
Socialiste, Edi Rama i ka dërguar sot një telegram ngushëllimi familjes Pano, për
vdekjen e legjendës së futbollistit, Panajot Pano.
Më lejoni, që në këto momente të vështira
dhimbjeje për humbjen e njeriut tuaj të dashur, tju shpreh ngushëllimet e mia
më të sinqerta.
Panajot Pano ishte një nga ata njerëz që vinë
rrallë në historinë e një vendi dhe me talentin mbresëlënës që shfaqi ndër vite
ai ka merituar një vend të pazëvendësueshëm në historinë e sportit shqiptar.
Loja e tij, e denjë për ekipet më të mëdha të kohës, u kthye në një burim
frymëzimi, hareje e krenarie për të gjithë shqiptarët në një epokë kur arsyet
për tu gëzuar e për tu ndjerë krenar ishin aq të pakta thuhej në telegramin
e ngushëllimit që Rama i dërgoi familjes Pano.
Duke ndarë me ju dhimbjen për humbjen e këtij
njeriu kaq të dashur e të respektuar nga të gjithë ne, gjej ngushëllim në
faktin që ai do të jetojë përgjithmonë në mendjet dhe zemrat e të gjithë
shqiptarëve thuhej më tej në mesazhin e kryetarit të opozitës.
k.k/NOA