Përmbytjet, ministria e Brendshme: Situata në qarkun e Shkodrës drejt normalizimit

Tiranë, 20 janar
NOA Ministria e Brendshme lëshoi sot në mesditë një deklaratë me anë të së
cilës njoftoi se situata në zonat e prekura nga përmbytja në Qarkun e Shkodrës
po shkon drejt normalizimit.
Aktualisht në të
gjitha akset rrugore drejt komunave dhe fshatrave qarkullimi kryhet normalisht
nga të gjitha llojet e automjeteve, duke përjashtuar aksin rrugor për në
Velipojë tek Ura e Gjo Lulit ku mund të kalohet vetëm me mjete të rënda.
Një ekip i ministrisë
së Mjedisit me ekspertët përkatës po inspekton zonën e prekur nga përmbytja me
qëllim hartimin e planeve dhe përcaktimin e zonave të ndërhyrjes.
Specialistët dhe
punonjësit e Drejtorisë Rajonale të Shëndetit Publik vijojnë edhe sot
dezinfektimin e sistemit të ujësjellës kanalizimeve.
Vijon gjithashtu
shpërndarja e ndihmave ushqimore dhe ushqimit për bagëtinë sipas planit të
miratuar nga Komiteti Ndërministror i Emergjencës Civile.
Në bazë të
detyrave të përcaktuara nga Komiteti Ndërministror, sot strukturat e Forcave të
Armatosura të Komunës Velipojë dhe Bordit të Kullimit po punojnë për riparimin
dhe mbushjen me çakull e gurë të rrugës për në argjinaturën e Çasit.
Po kështu këto
struktura vijojnë edhe sot punën për
riparimin dhe mbushjen e argjinaturës së Dajçit në Samrisht, Daragjat, Shirq
dhe Marinaj.
Sipas ministrisë
së Brendshme, aktualisht në rrethinat e Shkodrës janë 4964 hektarë tokë të
përmbytura, 135 shtëpi të përmbytura, 486 shtepi te rrethuara nga uji si dhe
1643 perasona të evakuuar.
k.k/NOA