E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytjet, Transporti Rrugor jep 12 mijë USD

Tiranë, 20 Janar NOA - Drejtoria e Përgjithshme
e Transportit Rrugor, solidarizohet me familjet e përmbytura në veri të vendit
duke kontribuar me një shumë monetare prej 11 milionë e 270 mijë lekë të vjetra
për ti ardhur në ndihmë familjeve shkodrane nga situate e rëndë që u krijua
nga përmbytja në veri të vendit.

Mbledhja e kësaj shume është arritur në saj të
kontributit të të gjithë punonjësve të kësaj drejtorie për tu solidarizuar dhe
për ti ardhur në ndihmë këtyre familjeve.

Shuma 11 milionë e 270 mijë lekë është derdhur
në numrin e llogarisë bankare të afishuar nga Ministria e Brendshme, bëri të
ditur sot DPTRR.

e.r/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›