Qeveria: Ppërpjekje për suksesin e biznesit social në vend

Tiranë, 22 janar NOA Kryeministri, Sali
Berisha mori pjesë sot në Workshopin Lëvizja gjithëpërfshirëse e biznesit
social në Shqipëri, iniciuar nga qeveria shqiptare dhe Grameen Creative Lab.Kryeministri Berisha vlerësoi inicimin e
lëvizjes gjithëpërfshirëse të biznesit social në Shqipëri dhe falënderoi Grameen
Creative Lab dhe Nobelistin e njohur profesor Mohammad Yunus, për pranimin e
ftesës për të shtrirë aktivitetin e tyre në Shqipëri.
Duke u ndalur në luftën e madhe kundër
varfërisë në vend, Berisha theksoi se Shqipëri ka një rekord të shkëlqyer në
luftën kundër varfërisë dhe sipas statistikave të fundit, varfëria është rreth
12 për qind, ndërkohë që varfëria ekstreme ka pasur një rënie edhe më të madhe.Por, sipas kreut të qeverisë, sërish këto shifra janë realisht shqetësuese dhe
harta e varfërisë në këtë vend zvogëlohet me shumë vështirësi. Në këtë drejtim,
ai shprehu besimin se bashkëpunimi me Grameen Creative Lab dhe zhvillimi i
biznesit social në Shqipëri, do të kontribuojë ndjeshëm në reduktimin e
varfërisë.
Ndërsa themeluesi i Grameen Creative Lab, Hans, theksoi se kontributi i tyre në Shqipëri
do të konsistojë në ndryshimin e cilësisë së jetës në familjet shqiptare, duke
u ofruar mundësi për lehtësimin e jetesën së tyre.
k.k/NOA