KLSH, Qeveria 4.9 miliardë lekë humbje në 2005

28/04/2005 Kontrolli i Shtetit ka fajësuar Tatimet dhe Doganat si dhe Prokurimet Publike
Qeveria e ka filluar keq 2005-ën dhe duket se shpërdorimet me fondet publike dhe mosrealizimet e planit kanë bërë që vetëm për tremujorin e parë të 2005-ës, shuma e konstatuar si dëm ekonomik të jetë 498.661.000 lekë. ”Institucioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit, për 3-mujorin e parë të vitit 2005, nga kontrollet e ushtruara në disa institucione shtetërore dhe bashki ka zbuluar shkelje dhe parregullsi financiare në dëm të Buxhetit të Shtetit, në shumën totale prej 498.661.000 lekë”, kanë bërë të ditur burime të këtij institucioni.
Punonjësit e KLSH-së e kanë detajuar shumën e dëmit financiar, duke bërë me faj disa institucione, mes të cilave Drejtorinë e Tatimeve, atë të Doganave, madje dhe Bashkinë e Tiranës. Kështu, duket se pas kontrollit për tremujorin ka rezultuar se shkeljet në Drejtorinë e Tatim-Taksave kapin vlerën 30.980.000 lekë, e konstatuar kjo në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe degët e Tatimeve në Berat, Lezhë, Elbasan dhe Pogradec, në shumën 7.800.000 lekë, si evazion fiskal, si pasojë e shmangies së subjekteve në deklarimin dhe pagesën e TVSH-së dhe të tatim-fitimit. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për doganat, të cilat janë kapur me faj për vlerën e përgjithshme prej 8.622.000 lekë dhe konkretisht në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe degët e doganave në Tiranë, Durrës, Vlorë, Gjirokastër, Devoll, Korçë, si pasojë e mospagimit të TVSH-së nga shumë subjekte që kanë importuar dhe përfituar në momentin e çdoganimit, si dhe për shtyrje të pagesës së saj. Faturë të rëndë të dëmit financiar kanë dhe degët e tatim-taksave në Lushnjë e Vlorë, ku janë zbuluar shkelje në vlerën e përgjithshme 12.300.000 lekë, si pasojë e gabimit në vlerësimin e vlerës së tatim-fitimi. Në listën e institucioneve me faturë të rënda financiare hyn dhe Bashkia e Tiranës, e cila ka përgjegjësinë e një dëmi prej 9.847.000 lekë, si pasojë e mosmbajtjes së tatimit në burim, në vlerën 1.483.000 lekë etj. Shkelje janë evidentuar edhe në bashkinë e Delvinës. në vlerën 833.000 lekë, në bashkinë e Shijakut, ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizime sh.a Tiranë, etj. Mes gjithë shkeljeve të konstatuara, të cilat kanë sjellë një humbje financiare prej 4.9 miliardë lekësh të vjetra, duket se prokurimet publike kanë patur sërish vendin e tyre. “Janë konstatuar shkelje edhe në procedurat ligjore në fushën e prokurimeve në vlerën e përgjithshme prej 220.522.000 lekë”, bëhet e ditur nga KLSH–ja. Sipas raportit, shkeljet janë konstatuar në KESH sh.a në vlerën 211.993.000 lekë, në Bashkinë e Tiranës 3.626.000 lekë, Fondi i Zhvillimit Shqiptar 1.785.000 lekë, Bashkinë Delvinë 1.199.000 lekë, Bashkinë Mamurras 470.000 lekë, Bashkinë Koplik 378.000 lekë, etj.
Institucionet që kanë shkaktuar humbje
Institucionet shtetërore 498 661 000 lekë
Drejtoria Tatim-Taksave 30 980 000 lekë
Drejtoria e Doganave 8 622 000 lekë
Bashkia e Tiranës 9 847 000 lekë
Bashkia e Delvinës 833 000 lekë
Prokurimet publike 220 522 000