Ukraina OK edhe 25 vjet të tjera bazës ruse të Sevastopolit
Autori i Lajmit: A.Dralo
Kiev – Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për të shtyrë dhe me 25 vjet të tjera flotën e Moskës në Detin e Zi, në këmbim të një çmimi më të lirë gazi për Kievin. Presidentët e Ukrainës dhe Rusisë, pas takimit dhe firmosjes së marrëveshjes, dolën bashkë në një konferencë shtypi. Medvedev tha se vazhdimi i pranisë së Flotës së Detit të Zi të Rusisë në Sevastopol do të sjellë një garanci më të gjerë dhe më të mirë për sigurinë evropiane. Kontrata e bazës detare ruse në Sevastopol të Krimesë përfundonte në vitin 2017. Megjithatë, nuk është mësuar ende nëse marrëveshja e re bën fjalë për zgjatjen e kontratës pas vitit 2017 apo duke filluar që nga data e sotme. “Detajet e kontratës do të bëhen publike gjatë një konference të martën e ardhshme më 27 prill”, - tha zëdhënësja e Medvedevit, Natalia Timakova, për agjencinë ruse të lajmeve “RIA Novosti”. “Rusia e fitoi edhe një herë tjetër luftën e gazit dhe e nxori sërish jashtë loje Ukrainën”, - thotë analisti Volodimir Fesenko, kreu i qendrës së kërkimeve politike me bazë në Kiev, “Penta”. “Problemi është afati shumë i gjatë i kontratës së qëndrimit të bazës ruse në Detin e Zi. Ukraina do të vazhdojë të jetë nën ndikimin rus për një kohë shumë të gjatë”, - shtoi ai. Presidenti ukrainas, Janukoviç, është një person i besuar i Kremlinit, ndryshe nga paraardhësi i tij, Viktor Jushçenko, që kishte kundërshtuar zgjatjen e kontratës dhe ishte properëndimor. Ky i fundit donte që Ukraina të anëtarësohej në NATO dhe kishte kërcënuar Moskën se nuk do tia rinovonte kontratën. Kjo e fundit u firmos pas bisedimeve mes dy homologëve në qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv, i cili ndodhet 50 kilometra larg kufirit me Rusinë. “Ne duhet të tregohemi të sinqertë se bëhet fjalë për kërcënimin e interesave kombëtare të vendit tonë, të vetë Ukrainës si një shtet sovran”, - shtoi ish-kryetari properëndimor i Parlamentit, Arseni Jatseniuk. Zoti Janukoviç, i cili ishte zotuar se do të zgjidhte të gjitha problemet që sillnin tension mes Kievit dhe Moskës gjatë administratës Bush, tha se marrëveshja ishte arritur për shkak se “ishte e rëndësishme për kolegët dhe miqtë tanë rusë”, - raporton agjencia ukrainase e lajmeve, “Unian”. Dy presidentët thanë gjithashtu se Rusia dhe Ukraina do të vazhdojnë të kenë në qendër të axhendës së tyre përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve mike. Marrëveshja ka një klauzolë ku parashikohet dhe shtyrja e kontratës me 5 vite të tjera pas përfundimit të saj. Për sa i përket skontos së çmimit të gazit që do të përfitojë Kievi, ai është 100 dollarë për çdo 1 mijë metra kub gaz nga 330 $ që është çmimi aktual. Këto vitet e fundit tensionet mes dy vendeve kanë bërë që “Gazpromi”, gjiganti shtetëror rus i energjisë, të mbyllte rubinetat disa herë duke penguar kështu dhe furnizimin me gaz të vendeve të tjera evropiane. Evropa siguron një të katërtën e totalit të gazit nga Rusia dhe shumica e tij transportohet nga një rrjet tubacioni që kalon në Ukrainë. Marrëveshja për gazin është firmosur nga krerët e kompanive shtetërore të gazit, ndryshe nga ajo e bazës detare, mbi të cilën hodhën firmën presidentët.
Ky lajm është publikuar: 23/04/2010