Zonja e Parë, Teuta Topi i dhuron një mjet lëvizës motorik zotit Hysen Muhameti

20 mars 2012
Në një ceremoni të ngrohtë të mbajtur në “Sallën Skënderbeu” të Institucionit të Presidentit të Republikës, Zonja e Parë, Teuta Topi i dhuroi një mjet lëvizës motorik zotit Hysen Muhameti, i cili ka mbetur i paralizuar pas një aksidenti në punë vite më parë.
Zonja e Parë, Teuta Topi që e ka ndjekur në vazhdimësi aktivitetin e shoqatës së paraplegjikëve, pjesë e së cilës është edhe zoti Muhameti, shprehu edhe njëherë mbështetjen e saj për këtë shtresë të shoqërisë, duke nënvizuar se kujdesi për ta nuk është asnjëherë i tepërt. Zonja Topi vërejti se është e rëndësishme që shoqëria shqiptare të sensibilizohet për të ndihmuar personat në nevojë dhe veprat e bamirësisë, forcojnë solidaritetin por edhe komunikimin qytetar. “T’i gjendesh pranë një personi në nevojë është shumë e rëndësishme, pavarësisht nivelit të ndihmës që ke mundësi të japësh”, – u shpreh Zonja e Parë, Teuta Topi.
Zoti Muhameti dhe shoqëruesi i tij, zoti Zaim Elmazi falendëruan Zonjën e Parë për dhuratën që do t’i përmirësojë cilësinë e jetesës, duke i lehtësuar lëvizjen. Zoti Hysen Muhameti vlerësoi interesimin në vazhdimësi të Presidentit Topi e Zonjës së Parë ndaj kërkesave e vështirësive të tyre, siç ishte së fundi edhe greva e urisë e disa përfaqësuesve të kësaj shtrese.
Mjeti motorik u mundësua nga filantropi hollandez, zoti Kees Dasselaar, i cili prej vitesh kontribuon në ndihmë të kësaj shtrese në Shqipëri.