E Diel, 1 Nëntor 2026

Zv. ministri Spahia: Gati plani i veprimit për Shëndetin Riprodhues

 Ministria e Shëndetësisë tashmë ka përfunduar punën e përgatitjes së një dokumenti strategjik dhe plani veprimi, për shëndetin riprodhues, për periudhën 2010-2015. Zv/ministri i Shëndetësisë, e raportoi këtë fakt para Komisionit parlamentar të Shëndetësisë. Sipas zv/ministrit Spahia, përgatitja e këtij dokumenti reflekton qartë prioritetet e Qeverisë Shqiptare në drejtim të ofrimit të mundësive të barabarta të së gjithë shtetasve ndaj një kujdesi shëndetësor cilësor për shëndetin riprodhues. Ky dokument me objektiva të qarta dhe ambicioze, specifikuar në targetet për t’u arritur deri në 2015, përbën një bazë të shëndoshë për përmirësimin në mënyrë të ndjeshme të shërbimeve të deritanishme në drejtim të kujdesit për nënën, fëmijën, adoleshentët, moshën postriprodhuese dhe gjithashtu, ka vëmendje të veçantë për planifikimin familjar, çështjet e gjinisë dhe të dhunës në familje, çështjet e infeksioneve seksualisht të transmetueshme, HIV/AIDS si dhe infertilitetin. Qëllimi i strategjisë është plotësimi i nevojave të çdo individi, veçanërisht nevojave të grave, fëmijëve dhe të rinjve, duke ofruar shërbime cilësore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›