E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama po sulmon arritjet tona

 Deputeti i qarkut të Kukësit, Flamur Noka reagoi dje pas kritikave nga selia rozë për rrugën Durrës Kukës. Në një konferencë për shtyp ai tha se: “Armiku më i egër i rrugës së Kombit, Edvin Rama, guxoi sërish të sulmojë një prej arritjeve më të suksesshme dhe një prej krenarive më të mëdha të qeverisë Berisha dhe të maxhorancës sonë”. Sipas tij: “Ne e kuptojmë shumë mirë krizën psiqike të zotit Rama dhe të bllokmenëve të tjerë të rinj, të cilët në çdo gjë që thonë dhe bëjnë pas 28 qershorit, përpiqen të fshehin dëshpërimin e humbjes së tyre në zgjedhje, por ajo që mund t’ju themi është se janë të pashpresë në këtë rrugë që kanë zgjedhur”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›