E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zvicër Shqipëri. Dy ndeshje, dy kohë për Lorik Canën

Enver Tonuzi

Akush nuk e njihte mirë në qershorin e vitit 2003, kur Loriku hyn në fushën e lojës në Gjenevë dhe në pjesën e dytë skuadra jonë ndryshon fizionomi. Sot ai mbush 9 vjet me bluzën e kombëtares, por sot prej tij presim të jetë lideri i kësaj skuadre.

Na shpëtoi pa përmendur një fakt futbollistik mbarëshqiptar më 7 shtator. 10 vjet më pare (07/09/ 2002) në Prishtinë, Përfaqësuesja e Kosovës priti Përfaqësuesen e Shqipërisë. Një ndërmarrje e rrezikshme e presidentit Duka. Shqipëria edhe mund të dënohej nga UEFA, por bëhej fjalë për  Kosovën shtetin e ri që do stabilizonte Ballkanin! Një 19 vjeçar gjakovar, që luante atëherë me të rinjtë e Paris SG quhej  Lorik Cana.

Parisieni futet në fushë në minutën e 80-të duke zëvendësuar gjakovarin tjetër, të famshmin, Besnik Hasi. 10 vjet më vonë, pikërisht më 7 shtator,  po ai gjakovari që tani luan  me Lacion, Lorik Cana , del në fushë si kapiten  i anijes së re shqiptare. Të premten, Ai luajti ndeshjen e 60-të të tij ndërkombëtare. Është vetëm 29 vjeç! Loriku, me siguri që do të jetë i pari shqiptar që mund të arrijë 100 ndeshje me Kombëtaren!

Sot, shpirti i futbollit tonë aktualisht, ndodhet përsëri në Zvicër, përsëri më bluzen e Kombëtares. Tani , jo si  një futbollist i ri në Kryeqytetin e Francës, por si një kockë e fortë në Kryeqytetin e Italisë si Kapiten e Shqipërisë. Në ndeshjen e sotme Kosova do të ketë të paktën 11 djem e nipër të sajë në përbërje të dy Flamurëve të Kuq,  me shqiponjën e zezë dy-krenare shqiptare dhe kryqin e bardhë zviceran!

Do të jetë një ndeshje magjike për nga emocionet por dhe me rezultat shpresojmë interesant. Eshtë dita për të mos e humbur këtë ndeshje. Lorikut besoj se i kujtohet ndeshja e parë me Kombëtaren e Shqipërise së tij. Gjermani Brigel e kishte dëgjuar me kompetencë profesionale refuzimin e gjakovarit të të ri 10 vjet më parë kur i refuzoi atij thirrjen në ekipin Shpresa duke i thënë se kishte lindur për Kombëtare!

Në Qershor 2003,  Hans-Peter Brigel e kishte ftuar  përsëri shqiptarin e ri të Paris SG që të udhëtonte drejtë Zvicrës për të veshur bluzën e ëndrrës s렠tij, atë të Kombëtares së Shqipërisë. Pikërisht, më 11 Qershor 2003, Lorik Cana ka prekur tapetin e gjelbërt të Stade de Gjeneve me fillimin e pjesës së dytë tek kishte zëvendësuar vlonjatin Geri Çipi, gjigandin e qendrës së mbrojtjes sonë dhe të belgëve të Genk.

Atë ditë ishin në stadium 26 mijë spektatorë, ku kishte rreth 5 mije prej tyre ishin shqiptarë. Loriku shkëlqen që në prekjen e parë të topit e që nga ajo kohë kanë kaluar 10 vjet ai tani është ërë legjenda e skuadrës kuqez. Por sot do të jetë ndryshe, nuk do të ketë dhe shqiptarë por do të ketë shumë shqiptarë! Vazhdimësia e ndeshjes do të përcaktohet që pa filluar mirë ajo.

Xherdan Shaqiri, nuk do ta këndojë me gojë Himnin e Shqipërisë, por me1000-përqind ai do ta këndojë me zemër Ai dhe të tjerë shqiptarë të palës tjetër. Por, kur rumuni  Ovidiu Hategan do të startojë kronometrin e tij për të filluar ndeshjen e 726 të Kombëtares zvicerane, e cila do të përballet me Shqipërinë në ndeshjen e 269-t렠në SëissporArena të Lucernës,  të jemi të sigurtë se ata, Yjet shqiptarë, pesëshja:

Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Berhami, Blerim Xhemali apo Admir Mehmedi do të kenë motiv tjetër, fitore me çdo kusht të ndeshjes, natyrisht për hesap të zviceranëve. Zvicra vjen nga një fitore e pastër dhe e kërkuar në Slloveni. Nga ana tjetër që pretendentja numër një, Norvegjia, ka humbur në Islandë. Edhe Shqipëria e filloi me fitoretë gjithë në garë për një kualifikim shumë të mundshëm !

Cana i vetmi nga ndeshja e 9 vjetëve më parë

Kapiteni Cana do të jetë i vetmi futbollist nga të dy formacionet që ka luajtur në ndeshjen e dekades së kaluar ku ne humbëm në Zvicër 2-3Atëhere Loriku ishte i vetmi debutues nga të dyja  kombëtaret. Sot është kohë tjetër. Interesant është fakti se asnjë nga klubet ku luajnë futbollistët tanë aktualisht, nuk ka pasur ndonjë përfaqësues në atë ndeshje të 9 viteve më parë.

Në turnetë për eleminatoret e Botërorit 1966 dhe Europianit 2004 , ne i kemi pritur zviceranët në Tiranë dhe zviceranët na kanë pritur në Gjenevë. Këtë radhë, ata po na presin në Lucernë.
Sadiku & Hyka, luajnë në {shtëpi

Por nuk është vetëm Cana  nj렠zviceran  nga Kombëtarja e Shqipërisë. Është edhe 21 vjeçari Armando Sadiku, i cili i dhuroi një gol Shqipërisë në ndeshjen e tij të 4-ët ku arriti dhe fitoren e 3-të rradhazi! Është edhe Jetmir Hyka. Madje, diku pranë shtëpisë zvicerane të organizatorit tonë do të zhvillohet ndeshja e sotme.

Në dy takimet e para udhëtuese në Zvicër ne  i kemi humbur vetëm me një gol diferencë (0-1 dhe 2-3) Ndoshta Lucerna e Hykës do të jetë me fat? Hyka mund të jetë i vetmi nga futbollistët e Lucernës në fushën e lojës.  Edhe Zvicra ka një nga futbollist që luan në një ekip me Hykën, por që ka luajtur vetëm 26 minuta në një miqësore.

Bogdani dhe Ujkani kolegë kundërshtarë

Erion Bogdani me Saimir Ujkanin me koleg kundërshtarë!  Steve von Berger është zvicerani që i qëndron më pranë gardianit Ujkani tek ekipi i ri i tyre, Palermo. Sot do të jenë në skaje të ndryshme, me bluza të ndryshme, me dëshira të ndryshme. Berger është një lojtar i gjatë por nuk besoj që do tentojë të godasë ndonjë top të krosuar nga korrnet. Arësyeja do të jetë Bogdani. Të dy kanë luajtur së bashku 2 sezone tek Çezena.

E njohin mire njëri-tjetrin, por sot ndeshja ka një kostum tjetër që Erionit i shkon më shumë. Bogdani është në rrugën e arritjes së 20 golave me Kombëtaren. Dhe me siguri që renditjen e golshënuesve më të mirë të Kombëtares , gazeta Sporti Shqiptarë do ta emërtojë Klub Erjon Bogdani, ashtu siç quhet aktualisht lista e Futbollistëve shqiptarë me më shumë se një ndeshje Klub Loro Boriçi.  Rekordmeni shqiptar i golave sot mund të luaj ndeshjen e tij të 70-të

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›