Ernest Luma: 8 milionë me Shqipërinë, vetëm 5 shqiptar me Zvicrën
Pak orë para fillimit të ndeshjes Shqipëri-Zvicër, opinionet për këtë lojë skanë të ndalur. Ernest Luma nga Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përmes një postimi në Facebook, ka vlerësuar se 5 lojtarët shqiptar që luajnë për Zvicrën sot do të jenë kundër kombëtares shqiptare.
SOT, 8 MILIONË SHQIPTARË JANË ME KOMBËTAREN SHQIPTARE DHE VETËM 5 SHQIPTARË JANË ME ZVICRËN. Nuk jam dakord se në stadiumin e Lucernit sot do të përballen tradhtarët dhe patriotët, por askush nuk mund ta mohojë se do të përballen antikombëtarët dhe kombëtarët. Në fushë, 11 shqiptarë do të luajnë për Kombëtaren Shqiptare e 5 do të luajnë kundër Kombëtares Shqiptare. Kjo është analiza e vërtetë, pa lajka e pa metafora. Quajini si të doni, por le të fitojnë shqiptarët me fanela Kuq e Zi. O SA MIRË ME QENË SHQIPTAR!:. (ORAinfo)
