Shiste makina të vjedhura, arrestohet
Fier
Një 40-vjeçar nga Fieri është prangosur për dy akuza, atë të trafikut të mjeteve motorike, si dhe të falsifikimit të dokumenteve. Burimet zyrtare të Komisariatit të Fierit deklarojnë se mesnatën e së martës duke aguar e mërkura, i kanë vënë prangat shtetasit Pëllumb Methoxha, lindur e banues në Fier. Ky shtetas dyshohet se trafikonte mjete motorike nga disa vende të Europës, duke përdorur dokumente false. Seksioni i pastrimit të parave në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier që ka marrë informacion në rrugë operative për aktivitetin e paligjshëm të Methoxhës dhe ka realizuar arrestimin e tij.
#