E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre në pranga për një kile marijuanë

Librazhd

Policia e Elbasanit në bashkëpunim me atë të Librazhdit kanë mundur të arrestojnë tre të rinj me një kilogram marijuanë. Rreth orës 21:30 të së martës është arrestuar B.Leka, 17 vjeç, Ervis Mekshi, 19 vjeç dhe Olsi Hasanymeri, 39 vjeç, të tre nga Përrenjasi. Arrestimi u krye në kuadër të operacionit “Galeria”, pasi ishte marrë informacion se të rinjtë merreshin me transport dhe shitje të lëndëve narkotike. Mësohet se 17-vjeçari Leka përdorej si korrier dhe ishte dërguar në Ersekë, ku kishte marrë marijuanën, që do t’ua dorëzonte dy të arrestuarve të tjerë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›