E Diel, 1 Nëntor 2026

Me thikë në shkollë, hetohet i mituri

Durrës

Një i mitur nën hetim për mbajtjen e një thike në shkollë. Kontrollet që po ushtrohen në shkolla të ndryshme të Durrësit nga drejtoritë e shkollave dhe inspektorët e policisë po japin efekt. Një 16-vjeçar me origjinë nga Kuçova dhe banues në lagjen nr. 17 të qytetit bregdetar është gjetur në ambientet e shkollës me një thikë. Arma e ftohtë i është sekuestruar, ndërsa ai është vënë nën hetim për veprën penale të mbajtjes pa leje të armëve të ftohta. Hetimi i tij nisi në gjendje të lirë për shkak të moshës. Adoleshenti Xh.P u gjet me thikë në gjimnazin e Shkozetit.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›