E Diel, 1 Nëntor 2026

Zv.kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç viziton veriun e Kosovës

Zv.kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç viziton sot veriun e Kosovës me qëllim që ti bindë serbët për të pranuar Marrëveshjen e Brukselit arritur ndërmjet kryeministrit Thaçi dhe atij Daçiç më 19 prill për normalizim e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Serbët e veriut protestuan të premten në Beograd në të cilën u kundërshtua marrëveshja ndërsa kryeministri Daçiç u quajt tradhëtar.

Megjithatë premtimet që ka dhënë Vuçiç para se të takojë serbët e veriut nuk lënë shumë shpresë. Pos fjalisë së tij tashmë të njohur se çizmja shqiptare nuk do të shkelë në veri, ai sot për mediat e Beogradit ka shtuar se do të bisedohet për çdo imtësi, me legjitimët e jo legjitimët dhe se atje do të them se politika e Serbisë është se  Kosova nuk është e pavarur, se nuk e kemi dhe nuk do ta njohim Kosovën…

Aleksandër Vuçiç takohet me serbët e Kosovës në kohën kur politika zyrtare e Serbisë zvarrit implementimin e marrëveshje së fundit dhe të gjitha marrëveshjet e deritashme nga bisedat teknike, ndërsa zyrtarët e Kosovës vazhdojnë ta deklaraojnë për  marrëveshjen si një arritje historike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›